Reforma zgjedhore/ Bundestagu përshëndet nisjen e procesit
15/01/2020 21:05

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, e ka përshëndetur nismën e re të pozitës dhe opozitës së bashkuar në Shqipëri për reformimin e ligjit zgjedhor. “Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës, për të cilin është rënë dakort mes të gjitha forcave politike, është një hap i rëndësishëm për hartimin e reformës së re zgjedhore, e cila duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”, tha ai. Deputeti kristiandemokrat, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag, i bëri këto komente në një intervistë ekskzluvive për DW. Vënia në vijë e reformës zgjedhore, ishte, krahas plotësimit të stafit të nevojshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga dy kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman për fillimin e procesit të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sado i mirëpritur është ky kompromis, ai deri tani ka zgjidhur vetëm çështjen procedurale. Tani, siç bëhet e ditur nga qarqet kristiandemokrate dhe kristiansociale, Bundestagu do të shohë edhe përmbajtjen që do të dalë nga kjo marrëveshje. Kushti i dytë i rezolutës së parlamentit gjerman kërkon që reforma zgjedhore të bëhet në përputhje me kushtet e OSBE/ODIHR-it, por edhe që ligji i ri të garantojë një “financimin transparent të partive dhe fushatave zgjedhore” e të marrë parasysh rezultatet e komisionit “ad hoc” për reformën dhe rekomandimet e ODIHR-it, të 5 shtatorit 2019. Bundestagu sakaq ka vendosur edhe shtatë kushte të tjera që duhen plotësuar deri në hapjen e kapitullit të parë të negociatave.

Top Channel/ Debat për Reformën zgjedhore! “Rithemelimi” kërkon rikthim te marrëveshja e 5 qershorit
25/04 15:34
Top Channel/ Reforma zgjedhore, “Rithemelimi” kërkon rikthim te marrëveshja e 5 qershorit
25/04 12:54
Top News/ Çështja Butrinti, reagon PD, Zhupa akuzon gjyqtarët e kushtetueses për vendimin
24/04 22:52
Top News/ Rama-Rai3, sulm balte ndaj Engjëll Agaçit/ U fshehën përgjigjet e tij me shkrim
24/04 21:08
Top News/ A ka vërtetë rival Meta/ Del kandidati i parë për t’i dhënë shpirt garës në PL
24/04 21:03
Top News/ Kushtetuesja rrëzon PD për Butrintin: Marrëveshja nuk cenon trashëgiminë kulturore
24/04 19:29
Top News/ Deputetja e PD shuan dyshimet / ‘Jam krah Bashës më e bindur se kurrë më parë’
24/04 17:36
Top Channel/ Basha kundër Metës, e quan “pazarxhi kronik”: Problemet nuk i ka me PD
24/04 15:09
Top Channel/ Mandati i Xhaçkës, opozita dorëzon padi në Kushtetuese pas votimit kundër në Kuvend
24/04 15:07
Top Channel/ Dokumentari i “Rai 3”, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë
24/04 14:04
Top Channel/ Mandati i Olta Xhaçkës, opozita dorëzon sot padi në Gjykatën Kushtetuese
24/04 13:03
Top Channel/ Zgjedhjet në Maqedoni, kandidati shqiptar thirrje qytetarëve, Osmani: Dilni dhe votoni!
24/04 11:31
Top News/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Këshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës
23/04 21:43
Top News/ Meta flet për grusht shteti në Shkodër/ Çfarë mund të befasojë Metën para Konventës
23/04 20:55
Top News/ Meta koalicion me Edi Ramën/ Habit ish-Presidenti: Shohim verdiktin e popullit
23/04 20:55
Top News/ ‘Nuk bëj presion ndaj SPAK’, Meta ju tregoj se përse u hetua tani metamorfoza
23/04 20:54
Top News/ Meta, gati për koalicion me Berishë/ Sulmon SPAK nga Shkodra, një fjalë për ndërkombëtarët
23/04 20:13
Top News/ ‘Ta harrosh që i imponohesh shumicës’, Ndreca përplaset me Vokshin, shtyhet komisioni
23/04 18:32
Top News/ ‘Po talleni?!’, kërkesat për informacion shkak sherri në Hetimorin e Shëndetësisë
23/04 18:30
Top News/ Dy orë mbledhje e tensionuar/ PS e PD gjejnë dakordësinë në hetimorin e shëndetësisë
23/04 18:20