Rama “thumbon” Macron: Varkë në mes të detit, pa busull
09/11/2019 12:25

Nga Davosi, kryeministri Edi Rama, ka folur sërish për procesin e integrimit, duke theksuar se Shqipëria, do të bëjë më të mirën për të arritur bashkëpunimin në rajon. Në forumin ekonomik të Davosit, Rama tha se Ballkani ndodhet si një varkë në mes të detit , pasi busulla është marrë. “Në këtë moment, vërtetë që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi. Është shumë e qartë që, nëse procesi i integrimit europian është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, të paktën, nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri, ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme. Ndërsa flasim, nuk kemi më mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në Këshillin Europian është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së, sesa nga çfarë bëjmë, apo nuk bëjmë ne. Përcaktohet shumë më shumë nga sesi ata duan të jetë, apo të mos jetë BE-ja, sesa nga çfarë duan që të bëjmë, apo të mos bëjmë ne”, tha Rama. Ramës duket se nuk i ka dalë “inati” me Macron dhe vendet që votuan kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësimin, në BE. Ky ishte edhe mesazhi për ta. “Sigurisht, vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj, nëse loja e “meritokracisë” shndërrohet në “lojën e fajësimit”, sa herë që mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual, kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE-së dhe procesit. Ne nuk e nisëm këtë proces sepse dikush në Berlin, në Paris, apo në Bruksel na detyroi, por e nisëm sepse ishte saktësisht ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë, e fëmijëve tanë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë për ta. Megjithatë ne e dimë edhe që rajoni ka shumë potencial për të shfrytëzuar dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe duke bërë më të mirën tonë për të shmangur pasojat negative që sjell ky vendim i verbër, apo mosvendim i tetorit në opinionin publik apo në të ardhmen tonë”, tha ai. Në fund të fjalës së tij, në Gjenevë, Rama shtoi se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa kjo e fundit ka nevojë për Bashkimin Europian. Ata që nuk e kuptojnë mire këtë shtoi Rama, nuk kuptojnë mire se çfarë është në lojë.

Top News/ Nisin largimet nga Partia e Lirisë, Meta lajmëroi spastrime, dorëhiqet Braimllari
16/04 20:25
Top News/ Pr.ligji për Prefektin/ Debate, Balla përplaset me opozitën
16/04 18:42
Top News/ Veliaj takime me strukturat e PS: “Ne e kemi fokusin te fitorja e radhës”
16/04 18:40
Top News/ Çfarë ndodhi te TIMS-i / Naço u largua kur u votuan kërkesat për informacion
16/04 17:21
Top News/ Meta zgjedh një vrasës para kreut të SPAK-Nuredini ka më shumë integritet se Altin Dumani
16/04 17:17
Top News/ Meta-Duan të më marrin partinë me ‘pentitot’, laraskat dhe sufllaqexhinjtë
16/04 17:17
Top News/ ‘Kushëriri i Nuredinit’, Meta për Altin Dumanin-Kriminel, që do të vrasë pluralizmin
16/04 17:16
Top Channel/ Meta konferencë për mediat: Jemi të qartë në konventën tonë, në mënyrë konkrete…
16/04 17:14
Top Channel/ Meta konferencë për media: Nepotizmi i vret meritokracitë, duhet ndërtuar sistemi…
16/04 17:13
Top News/ Ilir Meta ‘përjashton’ Monika Kryemadhin nga partia: Do luftoj nepotizmin
16/04 17:01
Top Channel/ Basha në KiE: Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin e Ukrainës
16/04 16:29
Top News/ ‘Ku i ke 7 miliardët e Shpiragut o faqezi?’ Berisha me tone të ashpra ndaj Ramës
15/04 21:36
Top News/ ‘Të gjithë te Bashkia të premten’/ Berisha thirrje për protestë masive
15/04 21:34
Top News/ ‘TIMS’, PS braktis mbledhjen, përplasje mes opozitës e mazhorancës në mbledhje
15/04 20:35
Top News/ PS rrëzon PD për mocionin me debat. Çuçi: Çështja është konsumuar edhe nga drejtësia
15/04 17:56
Top News/ Reforma zgjedhore para korrikut / PS-Rithemelimi vendosin afatet dhe objektivat
15/04 17:38
Top News/ Mitsotakis zgjedh Fredi Belerin si eurodeputet, lëvizja e kryeministrit grek
15/04 17:37
Top News/ ‘Jo dy shoferë në timon’ / Meta pastron partinë nga njerëzit e Kryemadhit
15/04 17:08
Top Channel/ E hëna e Grupit të PS! Mblidhet sot edhe konferenca e kryetarëve
15/04 13:02
Top Channel/ Basha nga Këshilli i Evropës: Nis java e vendimeve të mëdha
15/04 11:14