Ekonomia, privatizimet më të fundit, përfshi koncesionet e dhëna nga qeveria Berisha, ishin disa prej cështjeve në të cilat u ndal kreu i opozitës Rama gjatë bashkëbisedimit të fundit për 2012-n me gazetarët. “Si një procedurë grabitje dhe jo privatizimi”, kështu e ka cilësuar Rama nisjen e privatizimit të katër hidrocentraleve.