Rama, intervistë për revistën italiane: Ja përse Shqipëria mund të ndihmojë vendin tuaj
13/11/2019 18:23

Edi Rama sapo ka mbaruar një takim me kryeministrin Giuseppe Conte. Duket i lodhur, por mjaftueshëm i kënaqur: “E di se ku do të dalësh duke më pyetur se si m’u duk kryeministri juaj… Por, nuk folëm për politikën italiane. Megjithatë, Conte nuk m’u duk në vështirësi, ishte shumë mirë”, konfirmon Rama në mënyrë diplomatike. Dhe pastaj hyn menjëherë në temë. “Çështja e Shqipërisë në Këshillin Europian ishte një goditje e rëndë. Këshilli nuk i mbajti premtimet e bëra. Kurse Conte ishte fantastik në mbrojtjen e interesave strategjike të Europës në Ballkanin Perëndimor dhe në mbrojtjen e vetë Europës nga indiferenca që ndonjëherë e dallon”. Kështu nis shkrimi i revistës italiane “ Panorama“, e cila e ka intervistuar kryeministrin shqiptar. Artikulli, i parë nga ATA, tregon sesi shefi i ekzekutivit shqiptar flet për një zhgënjim të dukshëm nga mosçelja e negocjatave. “Nuk është se nuk e kisha menduar këtë pengesë“, ka thënë Rama.“ Pjesërisht, e prisja. Por, nuk është asnjëherë, as e bukur dhe as e thjeshtë, të jetosh me ndjesinë e plotë se je tallur. Në çdo rast, siç e përsëris gjithmonë, duhet të vazhdojmë në të njëjtin drejtim, pasi nuk ka alternative të tjera përveç se një Shqipërie europiane. Mbetet detyra jonë përballë brezave që do të vijnë“. Kryeministri shpjegoi më tej se me homologun Italian kanë diskutuar edhe rritjen eksponenciale të turistëve italianë në Shqipëri, nevojat e 31 000 sipërmarrësve shqiptarë aktivë ne vendin fqinj si dhe mënyrat për harmonizimin e sigurimeve shoqërore për 100 mijë shqiptarë që kontribuojnë në buxhetin e Italisë. Emigracioni shqiptar në Itali është pjesë e një historie me një fund të lumtur, tha Rama, që ka shndërruar një popull “pushtues pa këpucë dhe me stomakun bosh” në një masë të rëndësishme kontribuesish për ekonominë italiane, që më pas solli zhvillim edhe në Shqipëri.

Top News/ ‘Ku i ke 7 miliardët e Shpiragut o faqezi?’ Berisha me tone të ashpra ndaj Ramës
15/04 21:36
Top News/ ‘Të gjithë te Bashkia të premten’/ Berisha thirrje për protestë masive
15/04 21:34
Top News/ ‘TIMS’, PS braktis mbledhjen, përplasje mes opozitës e mazhorancës në mbledhje
15/04 20:35
Top News/ PS rrëzon PD për mocionin me debat. Çuçi: Çështja është konsumuar edhe nga drejtësia
15/04 17:56
Top News/ Reforma zgjedhore para korrikut / PS-Rithemelimi vendosin afatet dhe objektivat
15/04 17:38
Top News/ Mitsotakis zgjedh Fredi Belerin si eurodeputet, lëvizja e kryeministrit grek
15/04 17:37
Top News/ ‘Jo dy shoferë në timon’ / Meta pastron partinë nga njerëzit e Kryemadhit
15/04 17:08
Top Channel/ E hëna e Grupit të PS! Mblidhet sot edhe konferenca e kryetarëve
15/04 13:02
Top Channel/ Basha nga Këshilli i Evropës: Nis java e vendimeve të mëdha
15/04 11:14
Top News/ Veliaj takon dy homologë në Itali/ ‘Së shpejti shtojmë shërbime të reja në Tiranë’
14/04 14:16
Top Channel/ “Revolta” e Bashës, “rikthimin” e Berishës në PD e quan sfidë ndërkombëtare
13/04 15:14
Top News/ Meta nuk shqetësohet për vjehrrën, kreu i PL: Nuk përbën interes për mua
13/04 15:10
Top News/ ‘Po intimidohet SPAK’, Basha-Propozime ligjore për ta mbështetur
13/04 14:28
Top News/Veliaj inspekton punimet në Kombinat /‘Në 2025 mbyllet rindërtimi me mbi 1000 apartamente’
13/04 14:10
Top News/ Ku ndryshon marrëveshja e Bashës me Ramën- ‘Pazari është sekret…
13/04 13:12
Top News/ ‘Basha ashpërson tonet- Në PD asnjë non-grata, njerëz të korruptuar
13/04 13:11
Top News/ ‘Vetëm PD mbështetese e SPAK, së shpejti në Kuvend sjellim propozime ligjore’
13/04 13:11
Top News/ PS dhe ‘Rithemelimi’ luftë kundër SPAK, Basha- Kanë frikë
13/04 13:11
Top News/ ‘Ditën e mnbështesin, natën po sulmohet SPAK’, qeveria e panikosur nga SPAK
13/04 13:10
Top News/ Debate në Komisionin për ‘Tims’, ‘Ekspertët’, përplasin Salianjin me Gogun
12/04 21:45