Qira për ata që mbetën pa shtëpi/ Banorët e zonës së kombinatit përfitojnë bonusin
10/12/2019 19:38

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë miratoi vendimin për pagesën e qirasë sipas vlerës së tregut të lirë për familjet e larguara nga banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti. Zona e Kombinatit ishte një nga më të prekurat në Tiranë dhe ku banorët pas strehimit në qendrat sociale, kanë përfituar bonusin e qerasë. “Është njoftuar menjëherë Emergjencat pranë Bashkisë Tiranë si dhe Instituti i ndërtimit për të vlerësuar banesën, meqënëse është dhe zonja këtu bëhet fjalë për pallatin 160 që ka rezultuar I pabanueshëm dhe më tej është ndjekur procedura që të gjithë të përfitojnë bonus qeraje”, thotë administratori i njësisë 6. “Kam plotësuar formularin e strehimit, fotokopjen e tapisë së shtëpisë, kartën e identitetit, një certifikatë familjare që tregon sa pjesëtarë jetojnë në atë familje dhe është afishuar emri e po brenda ditës.”, Mira Rroko. Familjes Rroko ju prishën në 30 sekonda 4 prona në pallatin pesëkatësh në Kombinat. Apartamentet e tyre ishin dëmtuar që me tërmetin e shtatorit, por shiriti i kuq ju vendos pas tërmetit të 26 nëntorit. Të detyruar ata do të jetojnë tanimë me qera. “Vetë e siguruam, u bëmë 3 familje, meqënëse ishte tre katëshe u bëmë të gjithë bashkë. Më e rëndësishmja ishte certifika që vërtetonte sa persona për të marr bonusin maksimal që do të thotë 220 mijë lekë . Kështu do të funksionojë cdo muaj për 1 vit rresht. Ndërsa hyrja është 250 mijë lekë , pak më shtrenjtë sec kam bonusin”,thotë ajo. “Ne kishim fatin që e gjetëm direkt se ishim ndër pallatet e para që u shpallën problematike , por tani po abuzohet me cmimin dhe njerëzit kanë ngelur në mëshirë të fatit”.

Top Channel/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45 vjeçari në Lezhë
23/04 23:18
Top Channel/ Shkodër, babë e bir qëllohen me thikë për një koment në rrjetet sociale, arrestohet autori
23/04 23:12
Top News/ Babë e bir plagosen me thikë në Shkodër, arrestohet autori
23/04 22:55
Top Channel/ Mjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Rrogozhinë-Lushnjë
23/04 22:20
Top Channel/ Firmoset në Abu Dhabi projekti “Smart City”, Balla: Program për mbrojtjen e jetës
23/04 22:18
Top Channel/ Berisha akuza SPAK: Po heton me dy standarde! I bën thirrje dhe ambasadorëve
23/04 22:17
Top Channel/ Berisha fton qytetarët në protestë të premten: Është drita e triumfit dhe drejtësisë
23/04 22:16
Top Channel/ Berisha-ambasadorëve: Lini standardet e dyfishta, mbani anën e kriminelëve si Dumani
23/04 22:16
Top Channel/ Dosja 5D, Berisha: Pavarësisht vjedhjeve, asnjë kontratë nuk shpallet e pavlefshme
23/04 22:16
Top Channel/ Berisha: Dumani përdori dy standarde për dosjen 5D. Hetoi vetëm dosjet më dëmet e vogla
23/04 22:15
Top Channel/ Berisha: Shkeljet e SPAK me aferën 5D, për Damanin çështja e fondeve limit nuk ekziston
23/04 22:15
Top Channel/ Berisha: Hilet e Dumanit me hetimin e kryehajdutëve, nuk flitet për grup të strukturuar
23/04 22:14
Top Channel/Aksident i rëndë në Lushnjë! Audi humb kontrollin gjatë parakalimit, plagosen dy persona
23/04 21:57
Top Channel/ Intervista e Ramës, reagon Bardhi: Kryeministri e humbi qetësinë, RAI 3 tha të vërtetën
23/04 21:56
Top Channel/ Mbyllet mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, Vokshi: Boll o Plarent, si nuk u lodhe
23/04 21:53
Top Channel/ Anëtari i PS ironizon kryetaren në Komision: Nuk jemi këtu në “Albana Vokshi Fun Club”
23/04 21:52
Top Channel/ Ndreca: O kryetare po bëjmë debate bazike, Vokshi: Jeni jo serioz
23/04 21:51
Top Channel/ Komisioni i Shëndetësisë, Koçi kërkon “uljen e gjakrave”: Të mos e bëjmë si hetim penal
23/04 21:51
Top Channel/ “Ku është ‘dhoma e rrëfimit’?” Korreshi në Komision: Do rrëfehen ministrat tek e tek
23/04 21:50
Top Channel/ Ndreca përplaset me Vokshin: Nuk e përcakton ti kur e marrim fjalën, zbato protokollin
23/04 21:49