Vetëm një muaj pas miratimit në Kuvend, buxheti i shtetit për vitin 2013 është rrëzuar zyrtarisht. Brenda një kohe rekord Qeveria ka ndryshuar treguesit më të rëndësishëm të draftit duke devijuar nga varianti që mbrojti në Kuvend vetëm një muaj më parë, në dhjetor të vitit të kaluar.