Qeveria e Kosovës/ Mustafa, marrëveshje këtë javë
21/01/2020 19:26

Marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje, për qeverinë e ardhshme të Kosovës, do të nënshkruhet deri në fund të kësaj jave, ose përndryshe nuk do të mund të konkretizohet më, sipas shefit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa. Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Mustafa tha se LDK mbetet e përkushtuar që të punojë për një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit. “Mendojmë se marrëveshja do të qetë në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuara ndërmjet dy palëve në harmoni me atë që qytetarët e Kosovës na kanë dhënë besimin me votën e tyre ne si LDK me 28 deputetë dhe LVV-së me 29 deputetë. Ne kemi dhënë një propozim që është shumë i balancuar që LVV duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbetemi që të bisedojmë, por që ajo të ketë një përfundim sa më shpejt mundësisht deri në fund të kësaj jave, që të bëjmë marrëveshje ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, shprehet Mustafa. Lideri i LDK tha se beson që do të ketë një marrëveshje në dobi të qytetarëve. Ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin, por nuk ka pranuar të bëjë komente nëse janë apo jo pranë arritjes së koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Zgjedhjet e tetorit në Kosovë nxorën të parën lëvizjen vetëvendosje dhe pas saj, lidhjen demokratike të Kosovës. Por edhe pse kanë kaluar tashmë më shumë se tre muaj prej tyre, dy partitë e para, nuk kanë mundur ende të arrijnë një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.

Top Channel/ “Stërvitja serbe ndot ajrin”/ Kurti komenton grumbullimin ushtarak 30km larg kufirit
19/04 15:34
Top News/ Lirohet zv.drejtori i policisë së Kosovës, u akuzua për prishje të rendit kushtetues
18/04 22:49
Top Channel/ Serbia liron zv.drejtorin e policisë së Kosovës
18/04 22:35
Top Channel/ Dështon takimi për dinarin/ Bislimi: Serbia ka zero interes për zgjidhje
18/04 19:53
Top Channel/ DASH ia bën “8 me 2” Serbisë. “Lironi policin e Kosovës!”
18/04 19:14
Top News/ DASH i “tërheq veshin” Serbisë: Të lirohet zv/drejtori i Policisë së Kosovës
18/04 18:52
Top News/ ‘Një takim i kotë, pa rezultat’/ Nuk ka marrëveshje për dinarin në Bruksel
18/04 17:20
Top Channel/ Serbia ndalon policët e Kosovës! Kurti mbledh urgjent qeverinë
18/04 15:52
Top News/ 1.498 qytetarë të Kosovës, peng në Serbi / Osmani kërkon reagim nga ndërkombëtarët
18/04 14:37
Top News/ Pesë policë të Kosovës “peng” të Serbisë: po pyeten për luftën në Kosovë
17/04 22:53
Top News/ Bllokimet e shqiptarëve në kufirin serb, ministrja Gërvalla jep detaje
17/04 21:57
Top News/ Lirohen një pjesë e kosovarëve. Kurti: Hakmarrje ndaj civilëve. Justifikohet Serbia
17/04 19:30
Top News/ ‘Shqiptarë, shmangni kalimin nga Serbia’, thirrja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës
17/04 16:48
Top Channel/ Protestohet në Pejë! Sot ditë zie në Kosovë për vrasjen e dy grave në katër ditë
17/04 15:21
Top Channel/ Mos kaloni në Serbi! Bllokon 300 shtetas të Kosovës në kufi me Kroacinë. 4 të arrestuar
17/04 15:19
Top News/ Vrasja e grave në Kosovë/ Ditë zie, marshim proteste në Pejë
17/04 15:02
Top Channel/ Protestohet në Pejë/ Sot ditë zie në Kosovë për vrasjen e dy grave në katër ditë
17/04 12:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për KiE!Në kufirin Serbi-Kroaci, të bllokuar mbi 300 qytetarë kosovarë
17/04 12:54
Top Channel/ “Ju lutem na ndihmoni, ka fëmijë”, qytetari nga kufiri Kosovë-Serbi: Na kanë bllokuar
17/04 11:13
Top News/ Si u nda vota për Kosovën. Shteti surprizë që doli kundër, Italia ngurroi
17/04 09:58