Kriza ekonomike dhe ndikimi mbi Shqipërinë, ishte pika në të cilën u ndal, ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryetari Edi Rama. Duke e vënë theksin te paaftësia dhe korrupsioni i qeverisë, kryesocialisti e cilësoi situatën si mjaft kritike cka, sipas tij, është paralajmëruar dy vite më parë nga selia rozë.