Partia Socialiste vlerëson se buxheti i vitit të ardhshëm do të rrënojë ekonomikisht vendin. Deputetja socialiste Mimi Kodheli deklaron se kësaj force politike do t'i duhen dy mandate rresht për të transformuar vendin sipas parametrave të një vendi të zhvilluar europian.