Enti Rregullator i Energjisë mori në pyetje kandidatët për postin e administratorit shtetëror që do të menaxhojë kompaninë CEZ pas largimit të cekëve nga Shqipëria. Pas përfundimit të afatit të depozitimit të dosjeve të kandidatëve potencialë pranë entit, grupi i punës vlerësoi se pesë prej tyre plotësojnë kriteret e kërkuara.