Protestë në Romë kundër homofobisë
14/12/2019 20:15

Dhjetëra e mijëra pjesëtarë të lëvizjes rinore të Italisë, Lëvizja e Sardeleve, janë mbledhur në Romë të shtunën në përpjekje për të ndërgjegjësuar klasën politike të vendit dhe për të luftuar ksenofobinë. Sardelet, janë bërë një simbol i protestës kundër liderit të së djathtës ekstreme, Mateo Salvini, që ishte ministër i brendshëm dhe zëvendëskryeministër në qeverinë e mëparshme italiane që ndërmori një raprezalje ndaj emigracionit. Lëvizja ka vetëm një muaj jetë dhe nisi në Bolonja kur një tubim i organizuar nga katër aktivistë të panjohur për të denoncuar fjalimet që nxisnin urrejtjen dhe ndasinë të Salvinit mundën të mblidhnin një turmë prej 15 mijë vetësh, duke habitur shumëkënd. Që atëherë, lëvizja ka mbajtur tubime masive duke kënduar hitin anti fashist Bella Ciao e duke tërhequr me dhjetëra e mijëra njerëz në Milano, Firence, Napoli dhe Palermo. “Protesta e parë ishte kundër Salvinit ndërsa tani ato janë bërë një riafirmim i demokracisë; ne jemi anti fashistë, mbështesim barazinë, kundërshtojmë intolerancën dhe homofobinë – thotë Mattia Santori një nga themeluesit e lëvizjes. Pas Romës, ‘sardelet’, kanë në shënjestër qytezat e vogla që janë edhe territore të brishta dhe të ndjeshme ndaj ideve minimaliste dhe populiste. Dhe në fakt, lëvizja e sardeleve, ishte një përgjigje ndaj fuqisë në rritje në veri të vendit të koalicionit të së djathtës ekstreme të udhëhequr nga lega e veriut e Salvinit.

Top News – Spektakël i Guggemos/ Akrobaci në muzeun e teknikës – Pa koment
12/08 16:18
Top News – Keqinformimet mbi Covid-in/ Përhapen në 25 gjuhë të ndryshme
12/08 14:34
Top News – Spektakël në qiell/ Shiu i meteorëve arrin kulmin!
12/08 14:28
Top News – SHBA, rreth 47000 raste të reja/ Alarm në Argjentinë e Australi
12/08 14:26
Top News – Gjermania dhe Spanja, në alarm nga shifrat e Covid-it
12/08 14:26
Top News – Rikonceptohet studio e famshme/ Walt Disney ndryshon “20th Century Fox”
12/08 13:50
Top News – Shpërndanin informacione të rreme për Covid-19, Facebook fshin mbi 7 milionë llogari
12/08 12:45
Top News – SHBA arrin marrëveshjen, 100 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19
12/08 12:44
Top News – Mbretëria e Bashkuar përballet me recesion pas 11 vjetëve
12/08 12:42
Top News – A e rrisin cigaret elektronike rrezikun ndaj COVID-19?
12/08 12:39
Top News – Vazhdojnë protestat në Bjellorusi/ Udhëheqësja e Opozitës: u largova për fëmijët
12/08 12:25
Top News – Kamala Harris për zv-president/ E para kandidate me ngjyrë në historinë e SHBA
12/08 12:23
Top News – Trump-pas pandemisë/ Nuk kam folur me homologun kinez
11/08 21:14
Top News – Dhurata më e bukur/ Kylie Jenner feston 23 vjetorin
11/08 18:57
Top News – Maskë me të brendshme/ Miliarderi arrestohet në Norvegji
11/08 17:39
Top News – Hija e koronavirusit/ Ngrihet ngadalë nga Wuhani
11/08 16:02
Top News – 60 vjeç në karantinë/ Banderas, pozitiv me koronavirus
11/08 16:02
Top News – Vaksinat e mëparshme ulin rrezikun e koronavirusit
11/08 15:24
Top News – E para në botë/ Rusia regjistron vaksinën
11/08 15:00
Top News – Koronavirusi, rriten infektimet! Evropa merr masa të reja
11/08 14:55