Protesta në Beograd, mijëra vetë kundër qeverisë dhe presidentit Vuçiç
09/12/2018 15:04

Mijëra protestues mbushën mbrëmjen e së shtunës rrugët e Beogradit, në një manifestim kundër dhunës politike në Serbi. Protestuesit bënë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit të vendit, ndërsa autoritetet nxorën në rrugë mjete të blinduara, e madje edhe tanke.