Prokuroria justifikon dhunën, nëna e ka rrahur për ta mirëedukuar
20/01/2020 21:35

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se nëna e dhunon sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme. Njëherë përse kishte dalë me shoqet jashtë pallatit. Herë tjetër përse luante në telefon. Dhe, rasti më flagrant ishte përse vajza nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet. Në këtë rast, sipas videos që transmetoi Fiks Fare, nëna e qëllon disa herë në kokë vajzën. Më pas, e kap prej flokësh dhe e tërheq zvarrë. Vajza i drejtohet disa herë që ta lërë, madje i thotë se “do të vras veten”. Denoncuesi i këtij skandali ishte vetë njerku i vajzës, i cili i vuri në dispozicion emisionit Fiks Fare regjistrime audio dhe video, që faktonin pikërisht dhunën çnjerëzore ndaj të miturës. Në këto regjistrime, nëna e qëllon, e shan dhe e ofendon gjithë kohës. “Pse, mësove! Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, që le enët pa larë” i thotë vazhdimisht, teksa e qëllon, ndërsa më pas e kërcënon: Do të qeth, do të bëj zero flokun”. Sipas denoncuesit, dhuna ka qenë sistematike. Por ai ka faktuar vetëm dhunën e datës 2 shtator 2019. Në dhjetëra episode, nëna vazhdimisht dhunon vajzën, madje flet edhe me fjalë rruge në prani të të dy fëmijëve. “Dil çik përjashta, më ha k… ça do njoftosh ti” i thotë ajo bashkëjetuesit, ndërsa vijon “dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon”. Ndërkohë, në një regjistrim tjetër, nëna i drejtohet vajzës që të mos qajë se “të thera, aty të vdesësh”. Regjistrimet vijojnë me sharje dhe ofendime të tjera, teksa i thotë se “do të therë, moj bushtër. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend”. Dhe, gjatë këtyre sharjeve dhe mallkimeve, vazhdonte ta qëllonte. “Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtër” vijon ajo. Në disa raste njerku ka tentuar që të ndalë këtë dhunë, por është konfliktuar pikërisht me bashkëjetuesen. “Mua mos më prek, se ça bëj unë me atë e di unë. Ty kam për ta q… nënën po s’të bëra copash, e di mirë ti” i thotë ajo në sytë e dy fëmijëve, ndërsa në një rast tjetër e ofendon rëndë dhe tenton që ta qëllojë me telefon. “Po rrihesh si idiote, po rrihesh si injorante moj. Po rrihesh si një plehrë rrugësh po rrihesh. Unë do ta vras këtë njeri” i thotë nëna vajzës, ndërsa e kërcënon se do ta mbajë të mbyllur.

Fiks Fare, “Shëruesi” popullor: 5 mijë euro për të ngelur shtatzanë, 21 Shkurt 2020, Pjesa 1
21/02 21:02
Fiks Fare, Nuk çregjistrojnë dot të vdekurin, Fiksi e zgjidh për 4 orë, 21 Shkurt 2020, Pjesa 2
21/02 21:01
Fiks Fare, Çmenden kanadezët,zgjedhin Edi Ramën kryeministër, 21 Shkurt 2020, Pjesa 3
21/02 21:00
Fiks Fare/ Monitorime/ Çmenden kanadezët, zgjedhin Edi Ramën kryeministër
21/02 20:30
Fiks Fare/ “Shëruesi” popullor: 5000 euro për të ngelur shtatzanë
21/02 20:30
Fiks Fare/ Nuk çregjistrojnë dot të vdekurin, Fiksi e zgjidh për 4 orë
21/02 20:30
Fiks Fare, Ku ndryshon Besëlidhja e Metës nga ajo e Lezhës? 20 Shkurt 2020, Pjesa 1
20/02 21:02
Fiks Fare, Avokati “korrupton” qytetarin, i kthen gjysmat e lekëve, 20 Shkurt 2020, Pjesa 2
20/02 21:01
Fiks Fare, 100 policë në Kosovë me probleme psikike, 20 Shkurt 2020, Pjesa 3
20/02 21:00
Fiks Fare/ Ku ndryshon Besëlidhja e Metës nga ajo e Lezhës?
20/02 20:30
Fiks Fare/ Avokati: “Ty të liroi prokurori, të ishe për policinë do të ishe në burg”
20/02 20:30
Fiks Fare/ Monitorime/ 100 policë në Kosovë me probleme psikike
20/02 20:30
Fiks Fare/ Qytetari denoncon avokatin: Më mori 1 milionë lekë, i donte për prokurorin
20/02 20:30
Fiks Fare/ Avokati i kthen gjysmat e lekëve të ryshfetit që ia mori në emër të prokurorit
20/02 20:30
Fiks Fare, 2 mars 2020, “Besëlidhja e Presidentit Meta”, 19 Shkurt 2020, Pjesa 1
19/02 21:02
Fiks Fare, Naftëtarët 5 muaj pa rroga. Ligji u jep pensionin, Albpetroli jo,19 Shkurt 2020, Pjesa 2
19/02 21:01
Fiks Fare, Gazetarja: “Kurti kryeministër i gruas së tij”, 19 Shkurt 2020, Pjesa 3
19/02 21:00
Fiks Fare/ Besëlidhja e 2 marsit 2020, Presidenti, Skënderbeu i dytë
19/02 20:33
Fiks Fare/ Prag ‘lufte’ midis Metës dhe Ramës, kë do ndjekin shqiptarët?
19/02 20:31
Fiks Fare/ 5 muaj pa marrë rrogat, naftëtarët në protestë
19/02 20:31