Presidentja kosovare Atifete Jahjaga kthen në Kuvend për rishqyrtim Kodin Penal të Kosovës. Bazuar në kompetencat e Presidentes vendimi për rishqyrtimin e Kodit Penal u mor pasi u vlerësua se Neni 37 dhe Neni 38 i Kodit Penal janë në kundërshtim të plotë me Nenin 40 dhe Nenin 42 të Kushtetutës që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave si dhe me Nenin 22, pika 2 të Kushtetutës që detyron përmbushjen e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj”, thuhet në njoftimin e Presidencës.