Presidentja e re greke/ “Gruaja” që shembi çdo barrierë
22/01/2020 19:40

Katerina Sakellaropolu, presidentja e re e Greqisë, ka lindur më 30 maj 1956. Ajo u votua nga parlamenti grek si presidentja e tetë e republikës së tretë helene dhe e 13 në total. Ajo do të marrë postin më 13 mars dhe do të jetë e para grua që do ta mbajë këtë pozicion në Greqi. Sakellaropolu ka lindur në Selanik. Vajza e një gjykatësi të Gjykatës së Lartë, ajo ka studiuar drejtësi në universitetin e Athinës dhe ka kompletuar studimet pasuniversitare në ligj publik në Universitetin e Sorbonës, në Paris. Në mes të viteve 80 ajo u pranua në këshillin e shtetit dhe u promovua në këshilltare në vitin 2000. Në tetor 2015 ajo u zgjodh zëvendëspresidente e këshillit të shtetit dhe në tetor 2018, në mënyrë unanime, u zgjodh presidente e këtij këshilli. Dhe kjo ishte një arritje e madhe pasi ajo u bë e para grua që merr kryesimin e gjykatës më të lartë të vendit, arritje kjo që do të lihej sërish prapa tani, me uljen e saj në karrigen e presidentit. Ajo do të zërë tani vendin e Prokopis Pavlopulos, mandati pesë vjeçar i të cilit përfundon në mars. Edhe pse presidenti është shefi i shtetit grek dhe komandant i forcave të armatosura, posti është kryesisht ceremonial. Presidentët grekë konfirmojnë qeveritë dhe ligjet dhe teknikisht kanë fuqinë të shpallin luftë, por vetëm në bashkëveprim me qeverinë. E mbështetur nga majtistët e Syrizës dhe Partitë Socialiste, Sakellaropolu mundi të sigurojë një nga rezultatet më të mira të votimit në historinë e parlamentit grek. Ajo ka thyer kështu traditat jo vetëm sepse është femër, por edhe pse nuk është anëtare e asnjë partie politike.

Top Channel/ E zhgënjyer nga pagesat në filma, ish-pornostarja i futet botës së Instagramit
24/04 18:54
Top Channel/ Konti britanik i kërkoi ish-prostitutës divorcin, ajo pagoi 100 mijë £ për ta vrarë
24/04 18:09
Top Channel/ Tronditja e 10-vjeçarit, zgjohet dhe gjen trupat e pajetë të nënës dhe vëllezërve
24/04 17:55
Top Channel/Dronët ukrainas godasin objektet karburantit, shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës
24/04 17:54
Top Channel/ Gjermania akuzon 6 të huaj për planifikim të sulmeve terroriste, ishin pjesë e ISIS-K
24/04 17:23
Top Channel/ BE kërkon hetim të pavarur për varrezat masive të gjetura në Gaza
24/04 16:30
Top Channel/ Frikë nga ‘Ruanda’, ‘ZHDUKEN shqiptarët nga kontrollet e “lirisë me kusht” në Angli
24/04 16:21
Top Channel/ Ndalohet TikTok në SHBA? Kushti i Senatit Amerikan
24/04 16:19
Top News/ Kuajt në arrati, ‘terrorizojnë’ Londrën / Panik në qendër të qytetit në orën e pikut
24/04 15:17
Top Channel/ SHBA, senati Ok ligjit për TikTok-un: Ose na e shisni ne brenda vitit, ose ndalohet!
24/04 15:10
Top News/ Depozitat e naftës në flakë, ‘skuqet’ qielli / Dronët ukrainas terrorizojnë Rusinë
24/04 14:59
Top News/ Varre masive në spitalet e Gazës / OKB ‘e tmerruar’, afro 300 trupa në një gropë
24/04 14:53
Top Channel/ PE jep dritën jeshile: Miratohet paketa 6 mld dollarë për Ballkanin Perëndimor!
24/04 14:28
Top Channel/ Serbia “s`ka nga lëviz më”, tani është zyrtare: “Ohri”, pjesë e procesit të dialogut!
24/04 14:27
Top News/ NATO, ‘luftë’ në kufirin me Rusinë / ’Rrezik incidenti ushtarak’, Moska paralajmëron
24/04 14:24
Top News/Mot ‘i frikshëm’, fund prilli ‘i bardhë’, bora ndalon transportin publik në Finlandë
24/04 14:23
Top Channel/ Mbi 130 milion dollarë dëmshpërblim për viktimat e abuzimit seksual të mjekut amerikan
24/04 14:01
Top Channel/ E rëndë!Ish-oficeri vret ish-gruan e të dashurën adoleshente, i rrëmben foshnjën dhe…
24/04 12:49
Top Channel/ Ky është vendi me aktivitetin më të lartë seksual! Numri mesatar i partnerëve është 15…
24/04 12:48
Top Channel/ Pluhuri afrikan mbyt Athinën/ Qiejt morën ngjyrë portokalli nga rëra sahariane
24/04 12:41