Qeveria e Shqipërisë përfshin Kosovën në nismën “Shqipëria Dixhitale”. Në kuadër të 100-vjetorit te pavarësisë, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përuruan linjën e re të interkonjeksionit të internetit Kosovë- Shqipëri në pikën e kalimit kufitar të Qafë Morinës mes Tropojës dhe Gjakovës.