“Përplasje” Merkel-Macron
08/11/2019 20:47

Emmanuel Macron deklaroi një ditë më parë në një intervistë dhënë prestigjiozes “The Economist” se Nato-s po i “vdes truri” ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kthejnë shpinën aleatëve të tyre europiane. Shefi i Elizesë u shpreh se SHBA-ja dështoi të konsolidonte përkushtimin e saj ndaj Aleancës Veriatlantike, çka u pa sipas tij edhe me vendimin e saj për të tërhequr trupat amerikane nga Siria Veriore, pa u konsultuar më parë me aleatët. Por Angela Merkel u shpreh se nuk pajtohej me “fjalët drastike” të Macron. “ Ky nuk është aspak këndvështrimi im përsa i takon bashkëpunimit brenda Nato-s edhe nëse kemi vërtet probleme e nëse na duhet që ta galvanizojmë në mënyrë efikase këtë organizatë”, deklaroi shefja e ekzekutivit gjerman. “Nga perspektiva gjermane, Nato është në interesin tonë. Është aleanca jonë ë sigurisë”, ka shtuar ajo. Ndërkohë Rusia, e cila e sheh NATO si një kërcënim për sigurinë e saj, i mirëpriti komentet e presidentit francez si “fjalë të vërteta”. E ndërsa NATO feston 70 vjetorin e themelimit, zyrtarë të lartë brenda saj janë shprehur se misioni do të vazhdojë dhe se aleanca mbetet e fortë.

Hiqte skelete njerëzore me lopatë! I mbijetuari i holokaustit shokon me rrëfimin tronditës
07/12 20:44
Çfarë po ndodh? Oksigjeni po largohet nga oqeanet tona
07/12 20:15
Hedh nga tarraca fëmijën 6 vjeç: Doja të dilja në televizor
07/12 18:54
Procesi i shkarkimit të Trump/ Shtëpia e Bardhë nuk do marrë pjesë
07/12 16:47
Akuzat për shkarkimin e Trump/ Demokratët amerikanë nuk ndalen në nismën ndaj presidentit
06/12 20:34
Raketat/ Turqia nuk ka ndërmend të zmbrapset nga linja e saj me Moskën
06/12 20:05
Washington post artikull për tërmetin
06/12 19:57
Macron: Shqipëria dhe Maqedoni nuk janë akoma gati
06/12 19:52
Trump, trysni vendeve anëtare: Kontribuoni më shumë financiarisht për NATO-n
06/12 18:29
Reforma e pensioneve, Franca në ditën e dytë të grevës
06/12 12:42
Merkel viziton për herë të parë Aushvicin
06/12 12:36
Monedhat digjitale/ BE kërkon vendosjen e rregullave
06/12 12:33
Macron: E nevojshme një konferencë solidariteti me Shqipërinë
06/12 08:38
Franca, konferencë donatorësh/ Komisioneri i krizave të BE në Tiranë: Presim vlerësimin për nevojat
05/12 19:56
Erdogan takon Micotaqis – Në agjendë, marrëveshja detare
05/12 15:31
Ushtari amerikan vret dy persona në Pearl Harbor
05/12 15:18
Ukrainë/ Zjarr në konvikt, viktima dhe të zhdukur
05/12 15:18
Macron: Qëllimi i Ballkanit është të tërheqim të gjithë Rajonin në BE
05/12 15:08
Bredhi në kongres, Nensi Pelosi ndez dritat
05/12 14:31
Palmer: Duam njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi
05/12 14:17