Përkthimi i ri i “Iliadës” – Botohen 16 mijë vargjet e veprës së antikitetit
06/11/2019 20:03

Rreth 16 mijë vargje të “Iliadës” së Homerit, sapo panë dritën e botimit në shqipen standarde nën përkthimin e Llambro Rucit. Ajo është në formën e një poeme, ashtu siç edhe këndohet në teatrot greke. Një vepër madhore që dikur Naimi filloi të përkthente e që shumë breza shkollorë e kanë pasur në tekstet e tyre. Që nga zemërimi i Akilit e deri tek funerali i Hektorit janë 51 ditë që përbëjnë poemën më të famshme të historisë së njerëzimit, Iliadën e Homerit. Kjo poemë, e cila i kushtohet bëmave të heronjve. Madhështisë së tyre, por që mbyllet me ndërgjegjësimin e hidhur të brishtësisë njerëzore. “Mendoj që është një vepër madhore edhe për shkakun se i njëjti përkthyes ka përkthyer më parë dhe ka botuar Odisenë dhe në këtë mënyrë ka një njohje të jashtëzakonshme të veprës së Homerit dhe pastaj atë e ka sjellë në shqip në mënyrë të qëndrueshme”, shprehet Irena Toci. Toci shkon edhe më tej duke kërkuar reflektim për ta bërë Iliadën e shqipes standarde pjesë të kurikulave mësimore. “Unë besoj që është momenti i duhur për të reflektuar dhe për ta përdorur gjerësisht nëpër shkollat tona leximin e kësaj vepre që është në shqipen standarde, që është e pajisur me një parathënie të përthyesit Llambro Ruci, që është e pajisur me shënime të hollësishme që ta vejnë veprën më të lehtë për ta kuptuar”, shton Toci. Llambor Ruci për fat të keq nuk e pa dot librin në duart e lexuesve. Një sëmundje e beftë I mori jetën rreth një vit më parë, e misionin e tij e çoi deri në fund bashkëshortja. “Llambro punonte shumë, cdo ditë me përkthimin dhe Iliada dhe Odisea, më saktë Homeri ishin misioni i jetës së tij. fakti që Iliada vjen në shqip nga një gjuhë kaq e lashtë dhe e pasur tregon që dhe shqipja jonë është shumë shumë e pasur dhe Llambro këtë e jepte mjeshtërisht”, tha bashkëshortja e Llambro Rucit. Ky botim është një ndihmë dhe aset i shtuar jo vetëm për studiuesit e letërsisë, për përkthyesit e rinj, por edhe për lexuesin e thjeshtë.

Restaurohet kisha e Shën Premtes, në Balldre do të jetë e hapur për vizitorët
17/11 12:50
Panairi i librit/ U shpallën çmimet për fituesit
16/11 20:19
Panairi i Librit/ U shpallën çmimet për fituesit
16/11 16:19
Fotot e panjohura të luftës/ Ekspozohen në Elbasan, për 75 vjetorin e çlirimit
16/11 12:39
Panairi i librit/ “Testamenti” i Leka Bungos
15/11 20:20
Ndahen “Latin Grammy”/ Triumfojnë Rosalia dhe Alejandro Sanz
15/11 14:24
“Koncert në vitin 1936”… Aktorët e rinj në teatrin e Korçës
15/11 14:20
Panairi i Librit/ “Dudaj” me tituj te rinj: Morrison, Allende, Vorpsi, Obama
14/11 20:25
“Si e kam njohur”, Mustafa Nano sjell në treg librin e ri
14/11 07:44
Panairi i librit, prezantohen botimet e reja
13/11 20:31
Panairi i Librit “Tirana 2019”/ 100 pavijone nga të gjitha trevat shqipfolëse në edicionin 22-të
13/11 14:40
“Mikpritja e një populli…” Libri kushtuar pritjes së kosovarëve në 1998-n
12/11 19:18
“Madre Eterna” në parkun Rinia/ Skulptori Ermir Grezda, rikthen modelin e vitit 1972
09/11 19:45
Humoristët, të gjithë në Shkodër/ Bashkohen pas 30 vitesh në skenën e teatrit “Migjeni”
09/11 15:38
“Mbrëmë i pëshpërita një ylli”/ Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa pushtojnë skenën
09/11 15:32
Ditët e fotografisë “Gjon Mili”/ Tema e zgjedhur, diversiteti ballkanik
09/11 12:50
“Krom dhe luledele”/ 1997-a në sytë e një 6-vjeçareje
08/11 22:12
Butrinti, greko-romak! Reagon Ceka: Vlerësimi nga një kompani periferike
08/11 20:11
“Ndikuesit”, Budini vendos gazetarët përballë politikanëve
08/11 19:55
“Lahuta e Malësisë” në frëngjisht, Abidin Krasniqi: Do përkthej dhe veprat e tjera të Fishtës
08/11 12:59