Pedagogët ende pa paga. Rektori Koni: Faji i Ministrisë dhe administratorëve
11/02/2018 16:34

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, shpjegon për Top Channel se i kujt është faji që pedagogët ende nuk janë paguar. Koni shpjegon se paratë janë dhe se administratorët nuk e bënë punën e tyre. Ndërkohë që sipas rektorit përgjegjësi mban edhe Ministria e Arsimit për mospërgatitjen e akteve nënligjore.