Paqe me “Tifozët Kuqezi”, Duka pret përfaqësuesit e grupimit
05/05/2018 14:55

Bojkoti i ndeshjeve të kombëtares nga grupimi “Tifozët Kuqezi” prej më shumë se një viti ka qenë një problem jo i vogël. Kështu që në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) është zhvilluar një takim mes Presidentit Armand Duka, përfaqësuesve të këtij grupimi dhe Policisë së Shtetit.