Largimi i Papa Benediktit të 16-të ra si bombë mbi fushatën zgjedhore italiane, në prag të votës politike të 24 dhe 25 shkurtit. Nje prej specialistëve të sondazheve deklaroi se fushata mori fund minutin e dhënies së lajmit të Papës, i cili fshiu nga vëmendja e mediave dhe e njerëzve politikën.