Pandeli Majko: Samiti i tretë të organizohet nga organizatat e diasporës. Ky do të ishte suksesi real
09/03/2019 20:00

Pandeli Majko, Minstri I Shtetit për Diasporën ka qenë I ftuar në rubrikën Diaspora. Z. Majko ka folur në lidhje me organizimin e samitit, dhe çështjeve që u diskutuan nga përfaqësuesit e diasporës në samitin e dytë të diasporës të zhvilluar në Tiranë. Z. Majko në lidhje me samitin e tretë është shprehur, që të organizohet nga vetë strukturat e brendshme organizative të diasporës dhe nga vetë organizatat, dhe dy qeveritë të Shqipërisë dhe Kosovës të jenë thjesht ndihmuese. Ky do të ishte suksesi më real.