Panairi i punëve artizanale – Ora e Tiranës
12/07/2019 19:00

Që prej datës 8 korrik, artizanë nga kryeqyteti dhe jo vetëm, janë mbledhur së bashku tek Kalaja e Tiranës për të ekspozuar punimet e tyre. Shqipëria është e njohur për traditën e pasur të artizanatit, që e ka ruajtur më së miri deri në ditët e sotme. Qilima, sixhade, veshje popullore etj., do t’i shihni të ekspozuara nga vetë duarartët që i kanë realizuar. Dhe në mbyllje të këtij episodi, i fundit për këtë sezon televiziv, do të ndiqni disa nga momentet më të veçanta gjatë xhirimeve të “Ora e Tiranës”.