Pallatet e reja, 10 vite sigurim/ Pagesa 0,1% e vlerës duhet bërë nga ndërtuesit
26/10/2019 15:10

Ndërtuesit nuk do të lejohen më të shesin asnjë apartament për qytetarët pa e siguruar më parë për dhjetë vjet tek kompanitë e sigurimeve. Top Channel zbardh vendimin e qeverisë që e bën të detyrueshëm sigurimin e banesave të reja që ndërtohen nga këtej e tutje. Sipas vendimit, në momentin e shitjes së apartamentetit ndërtuesi, zhvilluesi ose investitori i dorëzon blerësit bashkë me pronësinë e ndërtesës edhe kontratën 10 vjeccare të sigurimit, në të kundërt transaksioni nuk kryhet nga zyrat e noterëve. Por çfarë kosto do të ketë kjo masë për qytetarët. Sipas vendimit të qeverisë, tarifa vjetore e sigurimit nuk duhet të jetë më e ulët se sa 0.1 për qind e vlerës së apartementit ose ndërtesës. Kjo do të thotë se një banesë me vlerë 100 mijë euro do të ketë një kosto sigurimi 1 mijë euro për gjithë periudhën dhjetëvjecare ose 100 euro në vit. Ndërsa për një apartament me vlerë 50 mijë euro, kostoja e sigurimit do të jetë 50 euro në vit ose 500 euro për 10 vjet. Edhe pse sigurimi i pronës do të bëhet nga ndërtuesi, kostoja do të bjerë mbi qytetarët që blejnë apartamente, pasi ajo do të transferohet në cmimin e blerjes. Rrjedhimit vetëm si pasojë e kësaj mase ccmimi i apartamenteve pritet të rritet me 1 për qind. Vendimi i qeverisë për sigurimin e ndërtesave të reja vjen pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin një muaj më parë. Por sigurimi i detyrueshëm i baneesave është një projekt I hershëm i iniciuar nga Autoriteti i mbikqyrjes financiare dhe i lobuar fort nga kompanitë e sigurimeve, që me këtë masë pritet të kenë edhe më shumë të ardhura.

Top Channel/ 1.5 mld € investime të huaja/ Kryesojnë blerja e apartamenteve dhe industria e naftës
26/03 19:35
Top Channel/ Ulet tatimi mbi pagat! Ministri Ervin Mete njoftoi ndryshimet në muajin qershor
26/03 19:29
Top Channel/ Turistët sollën 4 miliardë euro! Banka e Shqipërisë tregon shifrat e vitit 2023
26/03 15:22
Top Channe;/ S&P: Shqipëria një stad më lartë! Kalon nga B+, në BB-. Ndikoi turizmi dhe…
23/03 11:50
Top Channel/ Kontabilistët ankimojnë tatimin e ri! Dorëzohet ankesa në gjykatën kushtetuese
22/03 12:25
Top News/ Bizneset nuk investojnë më. Tkurret prodhimi, ndërtimi drejt ‘stanjacionit’
21/03 11:16
Top Channel/ Norma e interesit nuk ndryshon! Sejko: Situata mbetet e njëjtë dhe për muajt e ardhshëm
20/03 19:49
Top Channel/ U mblodhën 70 mln euro më shumë/ Suficiti në buxhet arrin në 200 milionë euro
19/03 19:49
Top Channel/ Shtohen ndërmarrjet/ Kontributin më të madh e japin bizneset familjare
19/03 12:23
Top Channel/ Bien eksportet/ Rritet importi i mallrave në shkurt me 6.4%, më të goditurat, tekstilet
18/03 19:41
Top Channel/ Bankat fitime marramendëse! Ekspertët: Kursimet e shqiptarëve vlerësohen pak
14/03 19:34
Top Channel/Kriza në fuqinë punëtore/Ekspertët: Zgjidhje për të frenuar emigrimin, rritja e pagave
11/03 19:49
Top News/ Të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Kreditë me probleme u rritën në muajin janar
11/03 16:30
Top Channel/Milionat e BE, si përfiton Shqipëria! Plani i rritjes, ekspertët: Ka ndryshuar mekanizmi
10/03 12:18
Top Channel/ Ulen çmimet, bie inflacioni! Shkon në nivelet e paraluftës, poshtë objektivit të Bankës
08/03 15:33
Top Channel/ Inflacioni “shfryhet” në shkurt! Shkon në nivelet e paraluftës
08/03 12:56
Top Channel/ Shtëpitë me qira, ndryshon ligji! Lehtësi për ata që përdorin platformat online
07/03 19:57
Top News/ Paratë do kalojnë në llogari/ Ndryshon skema e subvencionit të naftës për fermerët
06/03 18:27
Top Channel/ Ligji i investimeve strategjike/ Shtyhet deri në fund të 2024 afati. Plani ishte 2027
05/03 19:44
Top News/ 90 mln euro borxh më pak/ Rënia më e lartë në tre dekada
05/03 16:51