Është bërë shkak procesi gjyqësor i një shtetaseje të larguar nga puna në Bashkinë e Pogradecit, e cila duhet të parapaguante 3 përqindëshin e padisë së saj sipas tarifave te vendosura prej dy vjetesh, që gjyqtari i kësaj dosjeje t'i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar tarifat e larta gjyqësore, me anë të të cilave krijohet akses i pabarabartë në gjykatë.