Oksigjen në Mars, NASA siguron provat e para
14/11/2019 19:07

NASA ka siguruar për të parën herë prova konkrete për praninë e oksigjenit në atmosferën e Marsit. Zbulimi është bërë mbi kraterin Gale, nga Roveri Curiosity, aktiv që nga gushti i 2012-ës. Instrumentet e Curiosity në tre vitet e fundit në mars, kohë kjo e barabartë me rreth gjashtë vite në tokë, kanë zbuluar, krejt papritur, variacione rajonale të molekulave të oksigjenit, që në tokë konsiderohet sinonim i jetës. Shkencëtarët e Curiosity, kanë publikuar rezultatet në revistën Journal of Geophysical research: planets. Oksigjeni marsian duket se sillet si metani, i pikasur në të shkuarën nga Curiosity. Nivelet e tij janë në fakt shumë të ulëta në periudhën e dimrit, më pak se 1 për qind, sipas shkencëtarëve të NASA-s, por rriten ndjeshëm në pranverë dhe verë. Pikërisht siç bën edhe metani. Kërkuesit e Nasa-s nuk kanë për momentin një shpjegim për këtë luhatje që nuk mund të shpjegohet me dinamikat normale të atmosferës. Për shkencëtarët duhet të ketë një shkak tjetër, psh të natyrës gjeologjike. Një shpjegim tjetër, mund të jetë edhe prania e formave të mundshme të jetës bakteriale. Por për këtë të fundit, të paktën për momentin, nuk ka prova. Curiosity nuk ka instrumentet për të shuar dyshimin. Detaje më të mëdha mund të mësohen nga dy misionet e programuara për 2020; exoMars 2020 i agjencisë hapësinore evropiane dhe mars 2020, të NASA-s, që do të kërkojnë gjurmë të formave të mundshme të jetës, të tashme apo të shkuar, në mars.

Franca, konferencë donatorësh/ Komisioneri i krizave të BE në Tiranë: Presim vlerësimin për nevojat
05/12 19:56
Erdogan takon Micotaqis – Në agjendë, marrëveshja detare
05/12 15:31
Ushtari amerikan vret dy persona në Pearl Harbor
05/12 15:18
Ukrainë/ Zjarr në konvikt, viktima dhe të zhdukur
05/12 15:18
Macron: Qëllimi i Ballkanit është të tërheqim të gjithë Rajonin në BE
05/12 15:08
Bredhi në kongres, Nensi Pelosi ndez dritat
05/12 14:31
Palmer: Duam njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi
05/12 14:17
Dënohet Todosijeviç, quajti trillim masakrën e Reçakut
05/12 14:05
15 mln euro ndihma nga BE/ Presidentja e KE: Solidarizim me Shqipërinë
04/12 19:43
Samiti i NATO-s në Londër/ Rama: Europa e tregoi që është me ne, fola edhe me Trump
04/12 19:37
Mediat gjermane për tërmetin: Rindërtimi mund të kushtojë deri në 1 miliardë euro
04/12 18:26
Vuçiç me Putin: Nuk jam optimist për Kosovën
04/12 17:35
Samiti i NATO-s, mungesë uniteti në aleancë
04/12 12:23
Shtëpia e Bardhë, dekorime me temë “shpirti amerikan”
04/12 12:22
Vucic në Rusi: Do bisedoj me Putinin për Kosovën
04/12 12:18
Samiti i NATO-s, Rama krah liderëve botërorë
04/12 12:17
SOS në Bosnje! Emigrantët në kushte katastrofike
04/12 12:15
Edhe në Athinë ndizen qirinj për viktimat e tërmetit
03/12 22:45
Samiti i NATO-s në Londër/ Rama do të kërkojë ndihmë për tërmetin nga vendet anëtare
03/12 19:33
Harta e rrezikut nga tërmetet/ Ballkani, vendet e Mesdheut dhe Turqia më problematiket në Europë
03/12 19:28