Armët e Skënderbeut u ekspozuan dje për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Ndërsa në ambientet e brendshme zhvillohej ceremonia zyrtare, një gardh i gjatë njerëzish qëndronin jashtë muzeut. Kërshëria ishte e madhe. Punonjësit e muzeut tregojnë se që prej së hënës, kur u dha lajmi se armët mbërritën, kanë qenë të shumtë ata që kanë shkuar të pyesin vazhdimisht.