Nis restaurimi i pallateve/ Inxhinierët tregojnë si po ndërhyhet në kolonat e dëmtuara
12/12/2019 19:47

Punimet e para për restaurimet strukturore të dëmtimeve të ndërtesave nga tërmeti në Durrës do të shërbejnë si model për ndërhyrjet e tjera në godinat e dëmtuara. Në krah të specialistëve të ushtrisë izraelite janë dhe ekspertët shqiptarë, mes të cilëve dhe inxhinierët e teknikët e Sarp &Lab, shpërndarës i autorizuar i kompanisë shumëkombëshe MAPEI në Shqipëri. Inxhinierja Entela Kapllani tregon më tepër për punën që po bëhet për t’i kthyer banesat e riparuara te banorët që janë larguar prej tyre që nga 26 nëntori. “Kemi hequr betonin ekzistues për të parë gjendjen e hekurave nëse ato janë të dëmtuara apo ndodhen në gjendje normale për të rikrijuar një riparim të kësaj kolone. U verifikua se hekurat nuk janë të deformuara, po kanë korrezion. Është bërë pastrimi i hekurave të kolonës ekzistuese nga korrezioni dhe me një material të posaçëm që e mbron ndër vite hekurin për të mos pasur kontakt me lagështinë e betonit e të korredohet më tej dhe krijon një adezion midis dy materialeve të ndryshme, konkretisht ndërmjet betonit të vjetër me të cilin lidhen gjysma e hekurave dhe mbushjes së kolonës me beton të ri. Betoni i aplikuar për rezistencën e kësaj kolone ka një qëndrueshmëri më të lartë se betoni i mëparshëm dhe pavarësisht kësaj kemi bërë dhe një përforcim me një kolonë metalike përmes ngjitjes me material të posaçëm, pasi janë dy trupa, kolona me materiale të ndryshëm”, shprehet Entela Kapllani, inxhiniere. Por a janë të sigurta themelet e pallateve, në të cilat kolonat janë dëmtuar dhe a do të vendosen kolonat mbështetëse në çdo kat të pallateve të dëmtuara? Meqenëse kolona është në gjendje të mirë dhe nuk ka cedim të objektit nuk besoj se ka probleme në themele. Megjithatë ka ekspertë të tjerë që kanë bërë vlerësimin e kësaj. Kolonat mbështetëse metalike do të vendosen vetëm në ato struktura dhe kolona ku ka pasur probleme, jo në kolonat e tjera ku thjesht mund të jetë shkëputur betoni. Po gjithsesi do të jenë konstruktorët që do të vendosin më tej për këto ndërhyrje. Qëllimi ynë është që ky apartament sot të përfundojë dhe të jetë një standard, një risi, shembull për të gjithë objektet që do të vazhdojnë më tej të rindërtohen. Bashkia e Durrësit ka ngritur një strukturë të përkohshme me 100 punonjës ndërtimi të cilët do të kryejnë punimet e rindërtimit në pallatet e ndërtuara para vitit 1993.

Top News/ Rindërtohet skena e krimit/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjetjet në Apel më 9 prill
28/03 14:36
Top News/ Një investim i ri në kryeqytet/ Përfundojnë punimet në rrugën e Agallarëve në Farkë
28/03 14:02
Top News/ Akuza pas nëntë vitesh. Elvis Rroshi në SPAK për shpërdorim detyre në 2015-n
28/03 14:01
Top News/ Lirohet ish-kryebashkiaku/ U dënua për prishjen e pyjeve në zonat e mbrojtura
28/03 13:22
Top News/ PS-Rithemelimi mblidhen me dyer të mbyllura / Grupi i punës, premton transparencë
28/03 12:52
Top News/ PD zyrtare përjashton Gjekmarkajn: Letra e nënkryetarit të Kuvendit, presion ndaj gjykatës
28/03 12:52
Top Channel/ Shpërthejnë ujërat e zeza në themelet e gjimnazit në Durrës!Rrezikohet mozaiku i rrallë
28/03 12:45
Top Channel/ “Tirana nga ajri”, Shfaqet premiera e filmit dokumentar të Edi Ramës dhe Alket Islamit
28/03 12:42
Top News/ Një rrugë e re i shtohet Tiranës, kryebashkiaku Veliaj përuron investimin
28/03 12:40
Top Channel/ Dhunuan me shkopinj bejsbolli 30 vjeçarin në Korçë, lirohen nga qelia 4 të arrestuarit
28/03 12:37
Top Channel/ Merret peng 68 vjeçari në Elbasan, arrestohen burri dhe gruaja që i kërkonte para
28/03 12:34
Top Channel/ Beqaj refuzon të paguajë 10 milionë lekë për dosjen, ‘ngujohet’ në SPAK për ta lexuar
28/03 12:33
Top News/ Trafikim qëniesh njerëzore/ Arrestohen dy autorët në Gjirokastër, në kërkim i treti
28/03 12:11
Top Channel/ Dënohen për ndërtime pa leje/ Lushnjë, mes 12 të dënuarve inspektorë dhe policë
28/03 12:09
Top News/ Rrahën me shkopa bejsbolli të riun/ Lihen të lirë 4 autorët e dhunës pranë lavazhit
28/03 12:07
Top News/ Beqaj izolohet në SPAK. Refuzon tarifën për marrjen e dosjes së sterilizimit
28/03 12:06
Top Channel/ Morën para për të transportuar emigrantë nga India, dy persona vihen në pranga
28/03 11:58
Top News/ Investim në liqenin e Tiranës, parku më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED
28/03 10:54
Top Channel/ 37 ndërtimet pa leje në Lushnjë, 12 të dënuar! Mes tyre 4 inspektorë dhe 2 policë
28/03 10:14
Top Channel/ Sekuestrohen mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi, arrestohet një 38-vjeçar
28/03 10:13