Negociatat e anëtarësimit në BE, sot raporti me rekomandimin pozitiv
17/04/2018 12:14

Komisioni Europian pritet të rekomandojë sot zyrtarisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, pas përparimeve të cituara aty që nisin me ruajtjen e thellimin e reformave aktuale në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, me përparim në të pesë prioritetet kyçe e vijimësinë e rezultateve të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.