Në Shtëpinë Tonë/ Koleksionisti nga Durrësi që ka makinat e komunizmit
17/04/2019 11:53

Në Shqipëri, gjen persona me pasione të hershme dhe të veçanta që ngjallin interes për historinë shqiptare të periudhave të ndryshme. E tillë është historia e Klodjan Kapitit nga Durrësi i cili ka pasion koleksionimin e makinave të vjetra, kryesisht të makinave që i kanë shërbyer klasës politike në kohën e komunizmit në Shqipëri. Cila ishte makina që ishte në shërbim të zonjës së parë të asaj kohe, Nexhmije Hoxha?