Ne Shtepine Tone, 11 Maj 2018, Pjesa 2 – Parku Ashik
11/05/2018 13:23

Parku Ashik vetëm pak kilometra prej Tiranës është një mundësi e artë për të gjithë ata që duan natyrën dhe duan të shpenzojnë orë të bukura. Ushqim i mirë, hotel komod me pamje fantastike, pishinë për të gjithë ata që duan të freskohen gjatë verës por edhe për të gjithë ata që duan të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre një mundësi shumë e mirë është brenda parkut të Ashik! Emisioni "Në shtëpinë tonë" zgjodhi që këtë paradite ta shfrytëzojë për të bërë barbeque në ambjentet fantastike të Ashikut. Eraldo Rexho dhe Ervin Kurti dy gazetaret më në zë të shoë-biz-it do të na zbulojnë sot shumë sekrete rreth vipave, do të flasim për jetën e tyre, karrierat respektive dhe shumë thashetheme të tjera që do të ndiqni gjatë bisedës me ta...