Në “Rrugën e Basteve” në Tiranë, banorët: T’i nxjerrin jashtë qytetit
17/05/2018 20:27

Në Tiranë ka një përqendrim shumë të madh pika bastesh dhe kazinosh. Vetëm në “Rrugën e Dibrës”, ku Top Channel kreu një vëzhgim nga fillimi i saj deri te Farmacia 10, numërohen mbi 10 të tilla. Te “Selvia” të bëjnë përshtypje 3 pika bastesh njëra pas tjetrës dhe dy kazino fare pranë tyre.