Ndryshimi i orës, Italia kundër abrogimit
18/11/2019 20:49

Italia i ka thënë jo abrogimit të orës ligjore. Ashtu siç është kërkuar nga Bashkimi Evropian, nga 2021 çdo vend duhet të vendosë nëse do të adoptojë për të gjithë bitin orën ligjore apo orën diellore. Por qeveria italiane, ka depozituar në qershor në Bruksel një kërkesë zyrtare për të mbajtur të paprekur situatën aktuale, pa ndryshime. Sipas Corriere Della Sera, ka tre arsye pse Italia zgjedh të vazhdojë me gjashtë muaj orë diellore dhe gjashtë muaj të tjerë me orë ligjore. Shqetësimi i parë i Italisë ka të bëjë me mungesën e një vlerësimi të avantazheve apo disavantazheve. Mungojnë sipas Romës provat shkencore se këto dy ndryshime të orës mund të dëmtojnë me të vërtetë ekuilibrin psiko-fizik. Dyshimi i dytë, ndoshta më i rëndësishmi, është ai që lidhet me aspketin ekonomik; falë orës ligjore, që ofron për gjashtë muaj të vitit një orë ditë më shumë, mund të kursehen para që sipas ekspertëve, për Italinë, shkon deri në 100 milionë euro në vit. Dhe problemi i tretë lidhet me mundësinë që zgjedhje individuale të shteteve anëtare të krijojnë një mozaik harqesh kohore të ndryshme, me rrezikun që të mos garantojnë funksionimin korrekt të tregut të brendshëm. Synohet pra të vendoset rregull por ekziston rreziku të thellohet kaosi. Muajt e ardhshëm do të diskutohet në selinë e parlamentit dhe komisionit evropian edhe pse aktualisht në Bruksel, çështja nuk është prioritare. Vendet në veri të kontinentit janë kundër orës ligjore, sepse atje gjatë verës errësohet më vonë dhe nuk kanë nevojë të spostojnë akrepat e orës për të kursyer në fatura. Por në jug, mbështetet ndryshimi aktual i orës sepse kursen një orë dritë në mbrëmjet e verës dhe fal një orë më shumë mëngjeseve të dimrit.

Top News – Kina rrit testimet/ Afro 5 milionë tamponë në ditë
06/08 14:55
Top News – Përdorimi i kanabisit/ Nuk bën mire për zemrën
06/08 14:52
Top News – Përpjekjet për vaksinën/ Keqinformimi, rrezik në rritje
06/08 14:43
Top News – Fauci për koronavirusin: Mund të mos çrrënjoset kurrë
06/08 14:40
Top News – Itali/ Dëmtoi veprën e artit, policia identifikon turistin
06/08 13:59
Top News – Prezantohen risitë/ Samsung tenton të rrisë shitjet
06/08 12:47
Top News – Facebook dhe Twitter/ Censurojnë postimet e Trump
06/08 12:44
Top News – 75-vjetori i bombës/ Hiroshima, ceremoni të kufizuar
06/08 12:38
Top News – Alternativa ndaj TikTok/ Instagrami prezanton ‘Reels’
06/08 12:32
Top News – Shpërthimi në Liban/ Shpërthen zemërimi ndaj Qeverisë
06/08 12:26
Top News – Palmer entuziast/ Për bisedimet Kosovë-Serbi
06/08 12:24
Top News – Biden do ta pranojë virtualisht nominimin për president
06/08 12:15
Top News – Qindra viktima në Bejrut/ ‘Arrest shtëpie për përgjegjësit’
05/08 19:38
Top News – Bejrut, pas shpërthimit/ Ajër toksik, ikni nga qyteti
05/08 17:36
Top News – Vajzat më mirë se djemtë/ Mësimi në kohë pandemie
05/08 17:14
Top News – Ekonomia e Suedisë/ U godit më pak nga koronavirusi
05/08 17:06
Top News – Gjenova, ura e re/ Hapet dy vite pas tragjedisë
05/08 15:38
Top News – Italia, burim frymëzimi/ Shtohen infektimet në Evropë
05/08 15:38
Top News – Virgin Atlantik/ Falimenton kompania e miliarderit
05/08 15:38
Top News – Evropa në ‘flakë’/ Vatra zjarri në Francë e Itali
05/08 15:36