Ndryshimet e paketës fiskale, taksat që ulen për biznesin
29/05/2018 15:20

Paketa e re fiskale që qeveria ka shpërndarë për marrje mendimi tek grupet e interesit përmban katër ndryshime kryesore. Më i rëndësishmi është ai që ul me tre herë tatim fitimin për bizneset me xhiro nga 8 milionë deri në 14 milionë lekë në vit.