Një muze virtual kryesisht për prezantimin e flamujve, por që bashkë me to prezanton edhe simbolika të tjera të lidhura me flamurin kombëtar, ka marrë jetë që prej 28 nëntorit. Iniciativa vjen nga Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë dhe 200 anëtarët e saj.