Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi nga opozita që të mos bllokojë reformat, por të bashkëpunojë për to. Duke folur në punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane Mediu kërkoi ndryshim të formulës së shpërndarjes së mandateve, ndërsa theksoi se Kodi aktual deformon votën e elektoratit.