Mbërrin Ambasadorja amerikane/ Yuri Kim do drejtojë ambasadën e SHBA për tre vite
22/01/2020 19:50

Trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbërrin në Shqipëri shefja e re e diplomacisë së Washingtonit në Tiranë. Ky është momenti i ardhjes ,të Yuri Kim ambasadore e SHBA, fiksuar ekskluzivisht, nga kamera e operatorit të Top Channel Endri Kurti. Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP nga ku u prit prej stafit të Ambasadës ajo është nisur drejt Tiranës, për të nisur të enjten ditën e parë të punës si ambasadore. Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries ajo është e treta ambasadore femër që do të drejtojë selinë e Uashingtonit në Rrugën e Elbasanit. Youri Kim vjen në Tiranë pasi e nominuara Shtëpisë së Bardhë përpara saj Kathleen Kavalec, nuk mundi të merrte dritën jeshile nga senati si pasojë e një lobimi kundra saj për të cilin Fiona Hill ish këshilltare për sigurinë e presidentit Trump tha në kongresin amerikan se erdhi nga një parti politike në Shqipëri. Pasardhsja e Donald Lu, zonja Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake. Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor. Ambasadorja Yuri Kim në tre vitet e ardhshme do të udhëheq prioritet e SHBA për Shqipërinë, duke nisur nga konsolidimi reformës në drejtësi me SPAK dhe BKH, vijimin e ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, minimizimin e veprimeve të Iranit në vendin tonë, përfshi influencën ruse, pa harruar shqetësimin më të fundit amerikan, përpjekjet e Kinës në kontrollim e disa sektorëve strategjik në Shqipëri.

BERISHA e “braktisi”, BASHA aleancë me ARGITA MALLTEZIN?/ KURTI përçan politikën SHQIPTARE
22/04 23:51
Top News/ Dezinformimi në dorë të Braçes/ PS publikon anëtarët, PD nuk ka ende një qëndrim
22/04 17:02
Top Channel/Rama nis turin e takimeve me diasporën, zbulohen datat dhe agjenda e kryeministrit
22/04 15:05
Top News/ Fati i kryetarëve në veri/ Votohet nëse do të shkarkohen ose jo
20/04 18:06
Top News/ PAA e zhgënjyer me zgjedhoren/ Duka kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore
20/04 15:51
Top News/ Basha krah SPAK, sulmon Metën/ Akuza dhe Rithemelimit- Pacientë me sëmundje mendore
20/04 15:14
Top Channel/ Gratë që kërkon Ilir Meta. Kryetari i PL: Si theçeri, jo skemaxhie e xheloze që kanë…
20/04 15:09
Top News/ Basha mbledh këshilltarët bashkiakë/ U tërheq vëmendje për denoncimet
20/04 14:22
Top News/ ‘Miliarda euro janë në lojë’/ Basha merr në mbrojtje SPAK, sulmon Ramën, Berishën e Metën
20/04 14:22
Top News/ Meta vijon gricjet me Kryemadhin/ Kreu i PL- Do luftojme nepotizmin në parti
20/04 13:46
Top News/ ‘Të zhdukim korrupsionin me AI’, Meta sulmon Ramën- Mister ‘1 prilli’
20/04 13:01
Top News/ Meta kopjon Ramën- Gratë do të prioriteti i parë, mbi 50 përqind në drejtim
20/04 13:01
Top News/ Arsyet përse largoi këshilltarin/ Ilir Meta kritika edhe për Tedi Blushin
20/04 13:00
Top News/ Meta thumbon Kryemadhin- Mbrojtja më e mirë është sulmi, të hapur për fraksione
20/04 12:48
Top Channel/ Nga problemet e PD-së,tek zgjedhjet!Rama podcast “surprizë” me ish-deputetin Mark Marku
20/04 12:48
Top News/ Ilir Metës nuk i ndahet e keqja nga ish-ministrat e ish-deputetët e tij: Kam bërë gabim
20/04 12:47
Top News/ ‘U janë vënë stërkëmbësha’, Meta thumbon Kryemadhin: Kemi mendjen tek çantat e shtrenjta
20/04 12:47
Top Channel/ “I bëra kazan të gjithë”, Rama për etiketimet ndaj medias: Më ka ngelur njollë!
20/04 12:40
Top Channel/ “Paaftësi për të krijuar debat”, Mark Marku: Kompromisaxhi, tradhtar e të tjera
20/04 12:39
Top Channel/ Podcasti “Flasim”, ish-deputeti PD-së Mark Marku: Drejtësia të funksionojë, por…
20/04 12:38