Mazhoranca propozon Bujar Nishanin, aktualisht ministër i Brendshëm, si kandidat për Presidentin e ardhshëm të vendit. Duke konfirmuar tërheqjen e kandidatit zyrtar për president të mazhorancës, Artan Hoxha, kreu i grupit të PD-së, Astrit Patozi u shpreh se Nishani është propozimi i mazhorancës dhe se seanca ku do të kryhet edhe raundi i katërt për votimin e Presidentit do të zhvillohet në orën 17.00.