LVV dhe LDK, nuk ka marreveshje. Kurti dhe Mustafa do takohen serish
11/12/2019 19:41

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, as sot nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje. Më shumë se një orë ka zgjatur takimi në mes liderit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, e krejt çka të dy ata janë marrë vesh është intensifikimi i takimeve deri në arritjen e marrëveshjes finale. Pas përfundimit të takimit, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa, ka thënë se të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim. “Takimi në mes të dy liderëve të LDK-së dhe të VV-së që ka filluar në orën 17.00 tanimë ka përfunduar, të dy liderët z.Mustafa dhe z.Kurti janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim deri në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive tona”, tha ai. Mustafa nuk ka dhënë detaje nëse mos pajtimet kanë të bëjnë për ndarjen e postit të presidentit për të cilin insiston LDK. “Këto janë informatat e vetme që kam nga dy liderët, kaq jam i autorizuar t’iu informoj sot. Besoj që shumë shpejt, nëse jo nesër, pasnesër apo në momentin e parë që lejon agjenda e dy liderëve. Por, siç thash jemi pajtuar që t’i intensifikojmë takimet pothuajse çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, tha ai. Kujtojmë se të dy partitë nuk janë takuar që nga e hëna e javës së kaluar, kur edhe kishin filluar deklarimet se LDK po insiston të marrë postin e presidentit, për të cilën nuk po pajtohet Lëvizja Vetëvendosja. Ndryshe, sot presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës për datën 24 dhjetor./M.Duraku/kosovapress

Prishtinë-Beograd, pa pasaporta/ Në fluturimet direkt do të udhëtohet vetëm me karta identiteti
21/01 19:44
Qeveria e Kosovës/ Mustafa, marrëveshje këtë javë
21/01 19:26
LVV: Komuna e Prishtinës dhe MMPH kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët në Badovc
21/01 16:55
Pa buxhet, Kosova mund të përballet me trazira dhe dëme të mëdha në shoqëri dhe ekonomi
21/01 16:11
Homazhe në 14 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova
21/01 15:42
LDK: S’ka përgjigje nga VV/ Nënkryetari Veliu: Nuk kemi ofertë tjetër
21/01 15:37
Fluturimet Prishtinë-Beograd/ Hapi i fundit drejt marrëveshjes finale?
21/01 13:25
Linja Prishtinë-Beograd/ Lufthansa planifikon ta kthejë
20/01 21:30
Qytetarët e Prishtinës, të shqetësuar nga ajri i ndotur
20/01 21:13
Arsimi në Kosovë, në krizë prej dy vitesh
20/01 21:08
Thaçi fton sot Kurtin për t’i dorëzuar Dekretin Presidencial të Mandatarit
20/01 16:52
Lufthansa synon të lidhë Prishtinën me Beogradin
20/01 16:09
Thaçi fton Kurtin për mandatin/ Kreu i VV: Unë mandatar, por kthehemi në bisedime me LDK
20/01 13:21
“Der Standard”: Albin Kurti ka 15 ditë kohë, pastaj sërish zgjedhje
20/01 12:32
VV propozon Albin Kurtin mandatar për kryeministër, vendimi dorëzohet te Thaçi
20/01 10:37
Kurti: Akoma nuk kemi marrëveshje me LDK-në, presim t’i kthehemi bisedimeve
20/01 10:15
Posti i presidentit/ “Molla e sherrit” mes VV dhe LDK
19/01 19:35
Thaçi takon Walker: Të krijohet sa më shpejtë qeveria
19/01 19:30
Bankat në Kosovë/ Larg bursave ndërkombëtare
19/01 16:03
Mandatoi Kurtin/ Thaçi: Ta pranojë ose refuzojë
19/01 15:53