Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low nuk e ka fshehur entuziazmin e tij pas fitores me Holandën në Grupin B. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Low deklaroi se pavarësisht nga ky sukses, skuadra e tij duhet të ruajë përqendrimin edhe në ndeshjen e fundit.