Tenderi i shumëpërfolur i lotarisë kombëtare ka vënë në lëvizje dhe Avokatin e Popullit. Përmes një shkresë zyrtare, që mban datën 18 gusht institucioni i Ombudsmanit i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Financave që të informojë kompanitë e skualifikuara nga gara për procedurat që ka ndjekur në përzgjedhjen e konsulentëve.