Lirohet nga burgu Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm
14/01/2020 19:18

Është liruar Endrit Dokle, i moshës 36 vjeç. Lajmi bëhet me dije nga burime zyrtare pranë organit qendror të akuzës dhe pranë Prokurorisë së Krujës. Siç bëhet me dije, ka patur debate të ashpra mes Prokurorisë dhe Gjykatës, por gjykata ka vendosur ta lirojë, pasi sipas gjykatës, Endrit Dokle ka vuajtur 25 vite burgim, është sjellë mirë si edhe vuan nga probleme shëndetësore. I dënuari i përjetshëm, Endrit Dokle, sipas gjykatës së Krujës, për pesë vitet e ardhshme duhet të qëndrojë në provë nën detyrimin që nuk duhet të shoqërohet me persona problematikë dhe nuk duhet të mbajë armë me vete. Ky verdikt u shpall nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha që hedh poshtë burgimin kapital për atë që gjatë një procesi gjyqësor pranë Krimeve të Rënda u konsiderua si rivali i Lulzim Berishës. Të dy ata i ndoqën vargun e akuzave të prokurorisë nga i njëjti kafaz, ndërkohë që kundër tyre doli i Adriatik Coli, i vetmi dëshmitar i drejtësisë që deri më tani futi përgjatë gjashtë viteve në telashe serioze me ligjin 16 të akuzuar, që u konsideruan si “banda e Durrësit”. Edhe Endrit Dokle u shpall fajtor për krijim të organizatës kriminale, vrasje e Dritan Dishës, vrasjen e Erjon Lames, atentatin e dështuar në katër raste kundër Lulzim Berishës, vrasjen e Avni Gashit, rrëmbim dhe pengmarrje. Proces, i cili zgjati pothuajse gjashtë vite solli në gjykatë 194 dëshmitarë. Në total, gjykata shpalli katër burgime të përjetshme të cilat u shkërmoqën nga njëra gjykatë në tjetrën, si edhe 255 vite burgim në total për pjesëtarët e grupit. Por, ndryshe nga të tjerët kuksiani mori edhe një dënim tjetër prej 18 vitesh pasi ra në rrjetën e përgjimeve teksa drejtonte trafikun e drogës nga paraburgimi 313. Që prej arrestimit të kryer në 2006, Endrit Dokle i provoi të tëra shkallët e gjyqësorit madje edhe kushtetuesen por tek të gjitha humbi, përjashto gjykatën e Krujës që është gjykata që mbulon juridiksionin e burgut ku ai mbahet. Pas lirimit të tij reagoi prokuroria që deklaroi se do ta apeloje vendimin, i cili ngjan me shumë vendime të tjera që kanë hapur dyert e burgjeve për persona që dikur konsideroheshin të rrezikshëm./ Anila Hoxha /

Atentat sa del nga burgu, plagosen dy persona në Vlorë
19/01 02:38
Durrës/ Debate për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, ndërhyn policia
19/01 02:37
Atentati me armë zjarri në Vlorë/ Gjendet e djegur makina e autorëve dhe arma në bagazh
18/01 20:55
Prezantohet logoja e 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Veliaj: Një vit plot punë dhe energji pozitive
18/01 19:31
Terminali i ri i Tiranës/ Të gjitha linjat urbane vendosen në zonën pranë kthesës së Kamzës
18/01 19:29
Përplasje me armë zjarri në një lokal të Vlorës, një person në gjendje të rëndë
18/01 19:00
Tirana me logo te re për 100 vjetorin
18/01 18:22
Elon Musk / Plani për të transportuar një milion persona në planetin e kuq brenda 2050
18/01 15:55
Sot nis “Dua të të bëj të lumtur”/ Sezoni i ri në Top Channel i spektaklit me emocione të forta
18/01 15:52
Terminali i ri i Tiranës/ Të gjitha linjat urbane vendosen në zonën pranë kthesës së Kamzës
18/01 15:49
Thaçi: Kurti po nuk qe gati për emrin, le ta refuzojë mandatin e krijimit të qeverisë!
18/01 15:35
“Dosja 184 të transferohet në SPAK”/ PD: Të hetohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër
18/01 15:26
Fshatrat shqiptare pranë Beogradit/ Sonte në “Gjurmë Shqiptare”, historia e panjohur
18/01 15:22
Vendimi për kompensimin e shtëpive/ Të dëmtuarit nga tërmeti do përfitojnë në bazë të anëtarëve të familjes
18/01 15:18
Ekskluzive/ Kapet në Tiranë “Escobari” turk! Kërkohej nga Franca, trafikuan 14 miliardë euro drogë
18/01 15:13
Tragjike/ Ranë nga ura, dy aktorët vdesin teksa po xhironin filmin
18/01 14:56
3 vila vidhnin energji elektrike në Velipojë, elektricisti nxiton t’i kapë në befasi
18/01 13:26
Libia, shesh i ri beteje Greqi-Turqi/ Gjermania ka thirrur një samit për zgjidhjen e krizës
18/01 13:20
Hajdutë serialë në Tiranë! Ja si 4 adoleshentët vidhnin dyqane, farmaci, bulmetore
18/01 13:19
Luftëtari, gati marrëveshjen/ Drejtuesit flasin për Gjirokastër “të madhe”
18/01 13:14