Ligji i ri për mediat, ja cfarë parashikon kundër ‘fake news’ dhe portaleve në të zezë
13/12/2019 19:32

Ligji i ri për mediat, më së shumti prek mediat ‘on line’, të cilat aktualisht në pjesën dërmuese të tyre janë në të zezë. Ligji që po diskutohet me shumë debate në Kuvend dhe më kundërshtinë e grupeve të interesit parashikon vendosjen e disa rregullave të ngjashme edhe me ato që aplikohen për mediat e tjera, televizionet radiot dhe gazetat. Ja çfarë parashikohet në ligj: “Portalet sipas projektligjit duhet të bëjë lehtësisht, të aksesueshëm, duke patur emrin e atij që e ka hapur, vendndodhjen e zyrave qendrore ose vendqëndrimin të tij. Po ashtu duhet të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e qytetarëve dhe të mbrojë integritetin e të miturve. Autoriteti Medias Audiovizive që bëhet Aurtoriteti Mediave Shiptare do të mbajë, do të administrojë dhe do të publikojë një regjistër të portaleve të licencuar, të autorizuar ose jo.” Pika më e debatuar është mbyllja e një portali që konstatohet me shkelje nga Autoriteti Mediave Shqiptare. “Projektligji parashikon vetëm 3 raste kur një portali i bllokohet aksesi në internet. Kur publikon Pornografi me fëmijë; Vepra me qëllime terroriste; dhe shkelje shkelje të sigurisë kombëtare. Projekt ligji parashikon edhe ankimimin në gjykatë, ndaj vendimit të Këshillit të Ankesave.” Projekti parashikon edhe penalitete të forta financiare në rastet e shkeljes së ligjit. “Shkeljet kur ato nuk përbëjnë vepër penale e përbëjnë kundërvajtje administrative dënohen Me gjobë nga 100 000 deri 1 000 000 lekë, në masën 800 000 lekë, kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave ose të drejtën e përgjigjes, Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës.” Deri më sot nëse një televizion apo radio shkel ligjin , është ndëshkuar madje paralajmëruar nga AMA për mbyllje. E njëjta llogjikë përcaktohet në këtë projekt ligj edhe për portalet, të cilave nuk u dihen pronarët e më e rëndësishmja burimi parave që i financon ato. Sfida e ligjvënësve me këtë projektligj nuk është e lehtë. Ata nga njëra anë duhet ti japin fund kësaj xhungle portalesh, e nga ana tjetër ky proces të mos cënojë lirinë e të shprehurit.

Top Channel/ U vetëvar në qendrën e imigracionit në Britani, familjarët e shqiptarit kërkojnë hetime
16/04 19:58
Top Channel/ Parakalim të gabuar me BMW, 29-vjeçarja shqiptare u merr jetën vëlla e motër në Kroaci
16/04 19:55
Top Channel/ U trafikuan 300 kg eksploziv, raporti i Prokurorisë: Grupet po e përdorin për vrasje
16/04 19:52
Top Channel/ Trafikuan 1 ton kokainë/ Spanja ndihmon SPAK me të dhëna për 2 shqiptarët e akuzuar
16/04 19:50
Top News/ Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, procedohet gjyshi i të miturit, në kërkim gjyshja
16/04 19:41
Top Channel/ Kreu i PL e kërcënon dhe e fyen, Dumani ia pret shkurt Metës: Sulme të pabaza
16/04 19:34
Top News/ Rritje rekord e trafikut ajror. Shqipëria e dyta në botë, 227 për qind më shumë se 2019
16/04 18:41
Top Channel/ “Shpërthen” Salianji: Edi Rama nuk njeh kushtetutë kur vjen puna për të mbrojtur…
16/04 16:04
Top Channel/ Ervin Salianji: Ikën për të penguar të vërtetën, janë të shqetësuar…
16/04 16:03
Top Channel/ “Ikja e djeshme e njëllojtë si ndërhyrja në sistemin TIMS”, Salianji: Skutha
16/04 16:03
Top Channel/ Largimi i anëtarëve të PS nga komisioni i TIMS, Salianji: Ndërhyrje e paprecedentë
16/04 16:03
Top Channel/Izraeli tregon “muskujt”,stërvitet afër Libanit. Ish-këshilltari i shba i “fryn zjarrit”
16/04 15:59
Top Channel / E zhveshur me një 17-vjeçar në makinë,gruaja e zyrtarit amerikan rrezikon 20 vite burg
16/04 15:59
Top News/ Ngërçi te hetimi i TIMS / Salianji: PS po fsheh diçka, ikën si skuthat
16/04 15:45
Top News/ Meta: Dumani, një vrasës i pluralizmit. Më dërgoi patronazhist që të arratisem
16/04 15:45
Top Channel/ Pa shtëpi dhe pa bonus/ 65 familje të dëmtuara nga tërmeti kërkojnë zgjidhje
16/04 15:43
Top Channel/ Rama poston pamjet para dhe pas transformimit të ish-fabrikës së tullave në Lushnjë
16/04 15:40
Top Channel/ Fluturime Tiranë-Amsterdam! Linja ajrore Transavia nis operimin nga “Nënë Tereza”
16/04 15:36
Top Channel/ Ngec komisioni hetimor për TIMS! Toni Gogu akuzoi Ervin Salianjin për shkelje të ligjit
16/04 15:26
Top Channel/Burg përjetë për vrasjet në Lezhë, dënohet Besnik Pjetri. Vrau Gentian e Pjetër Përjakun
16/04 15:24