Libia, shesh i ri beteje Greqi-Turqi/ Gjermania ka thirrur një samit për zgjidhjen e krizës
18/01/2020 13:20

Libia, e përfshirë prej kohësh nga kaosi ku e ka zhytyr lufta civile, po kthehet së fundi dhe në një shesh të ri beteje mes Turqisë dhe Greqisë. Vendi ka një qeveri të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli, e cila drejtohet nga Fajis al-Sarradsch dhe kontrollon vetëm një pjesë të vogël të vendit. Nga ana tjetër, gjenerali i rebelëve, Chalifa Haftar me milicët e tij po e vë gjithnjë e më shumë nën presion qeverinë, duke e sfiduar më së shumti në lindje dhe në jug të vendit, ku ndodhet shumica e fushave të naftës. Ndëhyrja e fuqive të huaja e ka ndërlikuar edhe më shumë gjendjen në vend. Turqia mbështet ekzekutivin në Tripoli e ka dërguar dhe ushtarë të saj në Libi. Rusia, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në krahun e Haftarit të cilin e ndihmojnë ushtarakisht, deri diku edhe fare hapur. BE-ja po kështu është e përçarë. Ish-fuqia kolonialiste Italia është e afërt me Sarradsch, Franca flitet se mbështet Haftarin, të cilin e pritën së fundi në Athinë zyrtarë të lartë grekë. Greqia po ashtu shprehet e gatshme të dërgojë trupa në Libi. Në muajin nëntor, Turqia dhe qeveria libjane firmosën në Tripoli një marrëveshje të diskutueshme detare, që përcaktonte një kufi mes tyre në Meshde e i jepte të dy vendeve qasje në zonën e tij ekonomike pavarësisht kundërshtimeve të Greqisë, Egjiptit e Qipros. Të dielën, qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kancelares palët e konfliktit në Libi dhe përkrahësit e tyre jashtë vendit. Me këtë konference, Berlini po shpreson që të arrihet stabiliteti për mbarë rajonin.

Top Channel/ Zelensky apel NATO-s: Ukraina, nevojë urgjente për sisteme mbrojtëse
19/04 23:06
Top Channel/ Gjyqi i Trump, një person i vë flakën vetes para gjykatës
19/04 23:00
Top News/ Konflikti Izrael-Iran, SHNA: Nuk kishim dijeni për sulmin dhe nuk u përfshimë në të
19/04 21:56
Top News/ “Izraeli tregoi forcën kundër Iranit”, udhëheqësit botëror thirrje për qetësi
19/04 21:56
Top News/ Përmbytjet në Dubai, kaos në aeroport dhe në autostrada edhe pse reshjet pushuan
19/04 20:26
Top Channel/ Gjyqi për Donald Trump, zgjidhen 12 anëtarët e jurisë që do të gjykojnë ish-presidentin
19/04 20:00
Top Channel/ “Po rrezikoni rajonin”, Guterres thirrje Iranit e Izraelit: Ndalni sulmet e hakmarrjet
19/04 19:04
Top Channel/ Misteret e CIA-s! Shpesh vepron në fshehtësi, çfarë bën ajo saktësisht?
19/04 19:03
Top Channel/ Presidenti iranian përshëndet sulmin ndaj Izraelit, por s’përmend shpërthimet e fundit
19/04 18:49
Top News/ Vuçiç ngre avionët luftarakë / Serbi, mbahet stërvitja më e madhe ushtarake
19/04 17:21
Top News/ Shmanget lufta, sulmi i Izraelit, ‘i dobët!’ / Irani nuk sinjalizon hakmarrje të shpejtë
19/04 13:24
Top News/ ‘Shpërthen’ prodhimi i tankeve / Rusia ‘me marsh të pestë’, tejkalohen objektivat
19/04 13:23
Top News/ Rusia po na ‘sulmon’ me emigrantë / Finlanda kërkon ndihmë nga BE për ndaljen e fluksit
19/04 13:16
Top News/ Teherani ‘tallet’ me hakmarrjen e Izraelit: ’Sulm me tre dronë nga të infiltruar’
19/04 13:16
Top Channel/ Panik në Turqi! Lëkundje të forta tërmeti, shkaktohen dëme materiale
19/04 12:29
Top News/ Raketa pranë centraleve bërthamore / Izraeli ‘hakmerret’ ndaj Iranit: ‘Sulm i dobët’
19/04 12:28
Top Channel/ Zgjidhet juria që do të gjykojë ish-presidentin Trump në procesim historik
19/04 12:27
Top Channel/ Ukraina rrëzon bombarduesin rus. Goditi qytetet lindore gjatë natës
19/04 12:22
Top Channel/ SHBA i vë veton anëtarësimit të Palestinës në OKB
19/04 12:21
Top News/ Komplotoi vrasjen e Zelenskit / Arrestohet spiuni rus në Poloni, do godiste aeroportin
19/04 12:16