Kuzhinieri shqiptar që gatuan receta tradicionale shqiptare për amerikanët në Philadelphia
05/10/2019 20:00

Bledar Istrefi u largua nga Shqipëria bashkë me familjen e tij pasi fitoi lotarinë amerikane. Ai ka rreth 13 vite që nuk është kthyer në Shqipëri, që prej ditës që është larguar. Pa asnjë njohuri mbi gjuhën angleze, ai u punësua fillimisht në një restorant Italian si pjata larës dhe më pas si ndihmës kuzhinier. Në fillimet e tij ai mendonte që nuk do i’a dilte në Amerikë dhe do të rikthehej në Shqipëri shumë shpejt. Pas disa vitesh pune të lodhshme, dhe me orare të zgjatura, ai vendosi të realizojë ëndrrën e tij dhe të ndërtojë restorantin e tij. Restoranti I tij frekuentohet nga amerikanë dhe turistë të shumtë në shtetin e Filadeflias. Shef Bledari zgjedh të realizojë kombinime interesante në menu, duke ndërthurur menunë italiane dhe atë tradicionale shqiptare. Tava e dheut, tavë kosi, apo edhe gatime të tjera tradicionale ai zgjedh të servirë klientëve amerikanë, të cilët nuk i kanë provuar më parë kurrë këto receta. Për të shmangur refuzimin në fillim, pasi përbërësit janë kryesisht të brendshme qengji, apo viçi, tru, apo mish koke, ai nuk tregon kurrë përbëresit e recetës. Pasi i’a servir ai tregon përbërësit, dhe në shumicën e rasteve amerikanë befasohen nga shija e recetave tradicionale shqiptare. Në restorantin e tij ai ka të punësuar disa shqiptarë dhe amerikanë. Në episodin e rradhës në emisionin “Diaspora” ndiqni rrëfimin e plotë të rrugëtimit të shef Bledar Istrefit. Autore e Diaspora: Ledja Liku

Diasporës i duhet dhënë besim, hapësira dhe një rol i rëndësishëm
25/01 20:00
U largova nga Shqipëria pasi asgjë nuk më plotësonte, përshtatej, e më jepte liri mua si artist
11/01 20:00
Dua të realizoj në Kanada ëndrrën time si aktor filmash
28/12 20:00
Shumë punë, pak fjalë dhe dëshpërim. Në USA demotivohesh mijra herë deri sa arrin një copëz suksesi
14/12 20:00
Shqipëria do të bëhet kur të gjithë shqiptarët të bashkohen pa interes
07/12 20:00
Kam kaluar traumë. Nuk lëvizja dot nga Anglia, sepse më bllokuan pasaportën shqiptare rreth 1 vit
23/11 20:00
Në Suedi personat me çrregullime mendore, të alkolizuar,të droguar kërkojnë kurim, nuk ngurrojnë…
16/11 20:00
Kam qëndruar pa ngrënë, nuk më mjaftonin paratë në New York. Por arrita synimet e mia…
09/11 20:00
Të sfidosh vdekjen, e të rilindësh kampion. Historia e sportistit që nuk u dorëzua kurrë…
02/11 20:00
Serbët më dogjën shtëpinë. Jam përballur e vetme me presione, terren të vështirë, por kam guxuar…
30/10 20:00
Me një çantë, dhe 2 panine u nisa i vetëm për të triumfuar tek “Amici di Maria De Filippi”
26/10 20:00
Mamia e Princit të Arabisë, dhe Agjentit 007 rrëfen punën dhe jetën reale të familjeve VIP
23/10 20:00
Në Spanjë jetojnë pak shqiptar. Ambasada nuk duhet të jetë indiferente ndaj tyre…
19/10 20:00
Rrëfimi i mësueses që jep mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar në Greqi…
16/10 19:40
Gatimet, dhe ushqimi tradicional shqiptar i pa zëndësueshëm në asnjë vend të botës…
12/10 20:00
Enigmat e shkencës, projektet sekrete të NASA në hapësirë dhe të DARPA për avionët luftarakë
09/10 20:00
Kuzhinieri shqiptar që gatuan receta tradicionale shqiptare për amerikanët në Philadelphia
05/10 20:00
Avokatja shqiptare në çështjen e Ramush Haradinajt në Hage.
02/10 20:00
Diaspora/ Zvicra më ka ndryshuar jetën. Në 2006 pësova një zhgënjim që mund të ishte fatal
28/09 20:41
Zvicra më ka ndryshuar jetën. Në 2006 pësova një zhgënjim që mund të ishte fatal për jetën time…
28/09 20:00