Kundër Zaevit, kryeparlamentari Xhaferi reagon pas komentit për ushtrinë e Kosovës
20/12/2018 18:15

“Vendimi për krijimin e ushtrisë është e drejtë e shtetit të Kosovës dhe askush nuk duhet të përzihet në punët e tij të brendshme”. Kështu është shprehur kryetari i Parlamentit maqedonas, Talat Xhaferi. Ky pohim ishte përgjigjja e tij ndaj kërkesës për të komentuar qëndrimin e shefit të ekzekutivit, Zoran Zaev.