Banka Botërore konstaton me shqetësim se bota po i drejtohet një krize të re ushqimesh. Banka raportoi se çmimet e ushqimeve në rang global janë rritur me 8 për qind në vetëm katër muajt e fundit dhe janë tani vetëm 6 për qind më të ulëta se sa rekordi historik i shkurtit të vitit 2011.