Kriza në Itali, analisti De Luca: Arsyet e dështimit të bisedimeve
08/05/2018 15:05

Partitë politike në Itali nuk arritën dot marrëveshjen për të pasur një qeveri pas zgjedhjeve të marsit. Për të zhbllokuar krizën, presidenti Mattarella propozoi një qeveri të përkohshme, por që nuk u pranua nga partitë politike dhe pritet që vendi të shkojë me shumë gjasë në zgjedhje.