Financat e qeverisë u përkeqësuan fort në maj, për shkak të rënies së të ardhurave nga taksat. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se muajin e kaluar të ardhurat e buxhetit ishin 27.5 milionë dollarë më pak se plani, që është dhe defiçiti më i madh i krijuar gjatë këtij viti.