Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se kredia për ekonominë po ngadalësohet me ritme të shpejta. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në korrik, rritja vjetore e kredisë për ekonominë zbriti në 7 për qind, nga 12.6 për qind që ishte një vit më parë dhe 9.4 për qind që ishte në 2010-ën.